Kodi Penal Viti 2014 Shqipërisë dhe që gëzojnë imunitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, zgjidhet me rrugë diplomatike. Neni 10 Fuqia e vendimeve penale të gjykatave të huaja Vendimet penale të dhëna nga gjykatat e huaja ndaj shtetasve shqiptarë që vërtetojnë kryerjen e një vepre penale, kur nuk është parashikuar ndryshe nga marrëveshjet dy ose shumpalëshe, vlejnë në Shqipëri brenda kufijve të ligjit shqiptar edhe përsa vijon : a) për efekt të cilësimit përsëritës të personit që ka kryer veprën penale; b) për zbatimin e vendimeve që përmbajnë dënime plotësuese; c) për zbatimin e masave të sigurimit; d) për shlyerjen e dëmit ose të efekteve të tjera civile. Neni 11 Ekstradimi Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë. Ekstradimi lejohet kur vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim është e parashikuar si e tillë njëkohësisht si nga ligji shqiptar dhe ai i huaj. Ekstradimi nuk lejohet: a) në qoftë se personi që do të ekstradohet është shtetas shqiptar, veç rasteve kur në marrëveshje është parashikuar ndryshe; b) në qoftë se vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim ka një karakter politik ose ushtarak; c) kur ka arsye për të dyshuar që personi i kërkuar të ekstradohet do të persekutohet, dënohet ose kërkohet për arsye të bindjeve të tija politike, fetare, kombëtare, racore ose etnike. d) në qoftë se personi që kërkohet të ekstradohet është gjykuar nga një gjykatë kompetente shqiptare për veprën penale për të cilën kërkohet ekstradimi. KREU II PËRGJEGJËSIA PENALE Neni 12 Mosha për përgjegjësi penale Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç. Personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Neni 13 Lidhja shkakësore Askush nuk ka përgjegjësi penale kur midis veprimit ose movsveprimit të tij dhe pasojave apo mundësisë së ardhjes së tyre, mungon lidhja shkakësore. Neni 14 Faji Faqe|130

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents