Kodi Penal Viti 2014 Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligji si vepër penale, në qoftë se vepra nuk është e kryer me faj. Quhet me faj personi që e kryen veprën me dashje ose me pakujdesi. Neni 15 Dashja Vepra penale kryhet me dashje, kur personi i parashikon pasojat e veprës penale dhe dëshiron ardhjen e tyre ose, megjithëse i parashikon dhe nuk i dëshiron ato, me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre. Neni 16 Pakujdesia Vepra penale kryhet me pakujdesi kur personi, megjithëse nuk i dëshiron pasojat, e parashikon mundësinë e ardhjes së tyre dhe me mendjelehtësi shpreson t’i shmangë ato, ose nuk i parashikon, megjithëse sipas rrethanave duhej dhe kishte mundësi t’i parashikonte. Neni 17 Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore Nuk ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së veprës vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik që ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij dhe as të kuptojë se kryen vepër penale. Personi që në kohën e kryerjes së veprës penale vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik, që ka ulur ekuilibrin e tij mendor për të kuptuar dhe kontrolluar plotësisht veprimet apo mosveprimet e tij, është i përgjegjshëm, por kjo rrethanë mbahet parasysh nga gjykata në caktimin e masës dhe llojit të dënimit. Neni 18 Kryerja e veprës penale në gjendje të dehur Nuk përjashtohet nga përgjegjësia personi që ka kryer veprën penale në gjendje të dehur. Kur dehja është shkaktuar në rrethana të rastit dhe ka sjellë uljen e ekuilibrit mendor, kjo rrethanë mbahet parasysh për zbutjen e dënimit ndaj tij. Kur dehja është bërë me paramendim për të kryer veprën penale, kjo rrethanë mbahet parasysh për rëndimin e dënimit. Rregullat e mësipërme zbatohen edhe kur vepra penale kryhet nën efektin e narkotikëve apo stimulantëve të tjerë. Neni 19 Mbrojtja e nevojshme Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit. Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme. Neni 20 Nevoja ekstreme Faqe|131

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents