Kodi Penal Viti 2014 Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën nga nevoja për të përballuar një rrezik real dhe të çastit që e kërcënon atë, një person tjetër apo pasurinë nga një dëmtim i rëndë dhe i pashmangshëm me mënyra të tjera, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh se dëmi i zmbrapsur. Neni 21 Ushtrimi i një të drejte apo përmbushja e detyrës Nuk ka përgjegjësi penale personi që vepron për të ushtruar të drejta apo përmbushur detyra të caktuara nga ligji ose nga një urdhër i dhënë prej një personi kompetent, veç rastit kur urdhri është haptazi i paligjshëm. Kur vepra penale është kryer si rezultat i urdhrit të paligjshëm, për të përgjigjet personi që ka dhënë urdhrin. KREU III TENTATIVA Neni 22 Kuptimi i tentativës Vepra penale quhet e mbetur në tentativë kur, megjithëse personi ndërmerr veprime të drejtpërdrejta për ta kryer atë, vepra ndërpritet e nuk përfundohet për rrethana të pavarura nga vullneti i tij. Neni 23 Përgjegjësia për tentativën Personi që tenton të kryejë një krim përgjigjet për të. Gjykata, në varësi të shkallës së afërsisë së pasojës, si dhe të shkaqeve për të cilat krimi mbeti në tentativë, zbut dënimin dhe mund ta ulë atë nën minimumin e parashikuar nga ligji ose të caktojë një lloj dënimi më të butë nga ai i parashikuar në ligj. Neni 24 Heqja dorë nga kryerja e veprës penale Personi që me vullnet të tij dhe në mënyrë përfundimtare heq dorë nga kryerja e veprës penale, me gjithë mundësitë që ka për kryerjen e saj, nuk ka përgjegjësi penale. Kur veprimet e gjeratëhershme përmbajnë elementet e ndonjë vepre tjetër penale, personi përgjigjet për veprën e kryer. KREU IV BASHKËPUNIMI I PERSONAVE PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE Neni 25 Kuptimi i bashkëpunimit Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre. Faqe|132

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents