Kodi Penal Viti 2014 KREU II VEPRA PENALE KUNDËR PERSONIT KRIME KUNDËR JETËS SEKSIONI I KRIME KUNDËR JETËS TË KRYERA ME DASHJE Neni 76 Vrasja me dashje Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 77 Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër Vrasja me dashje që paraprin, shoqëron ose pason një krim tjetër, dënohet me burgim të përjetshëm a me vdekje. Neni 78 Vrasja me paramendim Vrasja e kryer me paramendim, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë deri në njëzetepesë vjet dhe, kur ka rrethana rënduese, me burgim të përjetshëm a me vdekje. Neni 79 Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës Vrasja me dashje e kryer ndaj: a) të miturit nën gjashtëmbëdhjetë vjeç; b) personit me mangësi fizike apo psikike, të sëmurë rëndë apo shtatzane, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; c) deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, oficerit, nëpunësit shtetëror, gjatë punës apo për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; d) denoncuesit të veprës penale, dëshmitarit, të dëmtuarit apo të palëve të tjera ndërgjyqëse; dënohet me burgim të përjetshëm a me vdekje. Neni 80 Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Neni 81 Vrasja e foshnjës Vrasja e foshnjës e kryer me dashje nga nëna, menjëherë pas lindjes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Faqe|144

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents