Kodi Penal Viti 2014 SEKSIONI VIII VEPRA PENALE KUNDËR MORALIT DHE DINJITETIT Neni 113 Prostitucioni Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 114 Favorizimi i prostitucionit Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj një të miture ose me anë të përdorimit të dhunës, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Neni 115 Mbajtja e lokaleve për prostitucion Mbajtja, shfrytëzimi, financimi, dhënia me qira e lokaleve për ushtrim të prostitucionit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 116 Homoseksualizmi Marrëdhëniet homoseksuale, kur kryhen me dhunë, me persona të mitur ose me persona të pazotë për t’u mbrojtur, dënohen me burgim gjer në pesë vjet. Neni 117 Pornografia Prodhimi, shpërndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i materialeve pornografike në ambientet e të miturve, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 118 Dhunimi i varreve Dhunimi i varrezave, varreve, nxjerrja e kufomës, si dhe vjedhja e sendeve që mund të ndodhen në to, si dhe çdo veprim tjetër që ul respektin ndaj të vdekurve, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 119 Fyerja Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Faqe|150

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents