Kodi Penal Viti 2014 Neni 133 Pengimi i ceremonive fetare Ndalimi ose krijimi i pengesave që u bëhen personave për të marrë pjesë në ceremonitë fetare, si dhe për të shprehur lirisht bindjet fetare, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. KREU III VEPRA PENALE KUNDËR PASURISË DHE NË SFERËN EKONOMIKE SEKSIONI I VJEDHJA E PASURISË Neni 134 Vjedhja Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 135 Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 136 Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit vjet. Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë Neni 137 Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike vjet. Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre Neni 138 Vjedhja e veprave të artit e kulturës Vjedhja e veprave të artit e kulturës dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Vjedhja e veprave të artit e kulturës me rëndësi kombëtare dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Neni 139 Vjedhja me dhunë Vjedhja e pasurisë e shoqëruar me përdorim dhune dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Faqe|153

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents