Kodi Penal Viti 2014 Neni 225 Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese Shpërndarja e shkrimeve apo përdorimi i simboleve që i përkasin një partie, organizate apo shoqate antikushtetuese ose që është e shpërndarë si e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Shpërndarja apo futja e materialeve, shkrimeve apo simboleve nga jashtë në Republikën e Shqipërisë, të cilat synojnë përmbysjen e rendit kushtetues a cenimin e tërësisë tokësore të vendit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. KREU VI KRIME QË CENOJNË MARRËDHËNIET ME SHTETET E TJERA Neni 226 Veprat e dhunshme ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja Kryerja e veprave të dhunshme ndaj kryetarëve, anëtarëve të qeverisë, parlamentarëve të shteteve të huaja, përfaqësuesve diplomatikë, apo të organizmave të njohur ndërkombëtarë, që ndodhen zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë, dënohet me burgim gjer n�� dhjetë vjet. Neni 227 Fyerja ndaj përfaqësuesve te shteteve të huaja Fyerja e bërë ndaj kryetarëve, anëtarëve të qeverisë, parlamentarëve të shteteve të tjera, përfaqësuesve diplomatikë apo të organizmave të njohur ndërkombëtarë, që ndodhen zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 228 Veprimet e dhunshme ndaj vendeve të punës të përfaqësuesve të huaj Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj vendeve të punës, banimit, mjeteve të transportit të përfaqësuesve të shteteve të huaja dhe organizmave të njohur ndërkombëtarë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Kur nga vepra kanë ardhur pasoja të rënda materiale apo janë sjellë ndërlikime në marrëdhëniet dypalëshe, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 229 Veprimet fyese ndaj himnit e flamurit Përdorimi i fjalëve ose kryerja e veprimeve që botërisht fyejnë flamurin, stemën, himnin e shteteve të huaja apo organizmave të njohur ndërkombëtarë, si dhe heqja, prishja, bërja e papërdorshme e flamurit, e stemës së ekspozuar në institucione zyrtare, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit. KREU VII AKTET TERRORISTE Neni 230 Aktet terroriste Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj jetës, shëndetit të njerëzve, lirisë vetjake nëpërmjet rrëmbimit të tyre apo të mjeteve të udhëtimit masiv, që kanë për qëllim turbullimin e rëndë të rendit Faqe|167

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents