Kodi Penal Viti 2014 automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 275 Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 276 Përdorimi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq Përdorimi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq ose Gjysëm Hënës së Kuqe, kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 277 Vetëgjyqësia Ushtrimi i një të drejte prej personit që i përket ose që kujton se i përket dhe që nuk njihet nga tjetri pa iu drejtuar organit kompetent shtetëror, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Neni 278 Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit Prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak, i bombave apo minave, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Mbajtja, blerja ose shitja e armëve, bombave apo minave pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohen me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet. Mbajtja e fishekëve të armëve të lehta luftarake pa leje të organeve kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Neni 279 Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta pa leje të organeve kompetente, si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 280 Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive Prodhimi, mbajtja, shitja ose blerja e armëve të gjuetisë ose sportive, si dhe e municioneve të tyre, pa leje të organeve kompetente shtetërore, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Faqe|175

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents