Kodi Penal Viti 2014 LIGJ Nr. 8733, datë 24.1.2001 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Pas nenit 1 shtohen nenet 1/a, 1/b dhe 1/c me këtë përmbajtje: “Neni 1/a Bazat e legjislacionit penal Kodi Penal bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në parimet e përgjithshme të së drejtës penale ndërkombëtare, si dhe në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar. Legjislacioni penal përbëhet nga ky Kod dhe ligje të tjera që parashikojnë vepra penale. Neni 1/b Detyrat e legjislacionit penal Legjislacioni penal i Republikës së Shqipërisë ka për detyrë të mbrojë pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij, dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendin kushtetues, pronën, mjedisin, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin e shqiptarëve me pakicat kombëtare, si dhe bashkëjetesën fetare nga veprat penale, si dhe parandalimin e tyre. Neni 1/c Parimet e Kodit Penal Kodi Penal bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit, si dhe të humanizmit. Zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet.” Neni 2 Në nenin 7 shkronja “d” ndryshohet si vijon: “d) Organizimi i prostitucionit, trafikimi i jashtëligjshëm i njerëzve, fëmijëve dhe grave prodhimi dhe trafikimi i jashtëligjshëm i armëve, drogës, substancave të tjera narkotike e psikotrope, i substancave bërthamore, i materialeve pornografike, si dhe trafikimi i jashtëligjshëm i veprave të artit dhe i objekteve me vlerë historike, kulturore dhe arkeologjike.” Faqe|193

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents