Kodi Penal Viti 2014 “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje, që i bëhet një personi a të mituri për t’u ngujuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.” Neni 13 Pas nenit 88 shtohen nenet 88/a dhe 88/b me këtë përmbajtje: “Neni 88/a Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike Plagosja e rëndë, e kryer në gjendje të tronditjes të fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë nga ana e të dëmtuarit, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Neni 88/b Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme Plagosja e rëndë, e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, dënohet me burgim gjer në tre vjet.” Neni 14 Në nenin 96, shtohet një paragraf i dytë me këtë përmbajtje: “Po kjo vepër, kur ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.” Neni 15 Neni 100 ndryshohet si vijon: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.” Neni 16 Neni 101 ndryshohet si vijon: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, me dhunë, me fëmijë të mitur në moshën katërmbëdhjetë gjer në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale, me dhunë, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur fëmijës së dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Faqe|196

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents