Kodi Penal Viti 2014 Neni 70 Në nenin 286 bëhen këto ndryshime: - Paragrafi i parë ndryshohet si vijon: “Nxitja e të tjerëve për përdorimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose dhënia në përdorim ose injektimi i tyre te të tjerët, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.” - Në paragrafin e dytë, fjalët “nga dhjetë gjer në” zëvendësohen me fjalët “jo më pak se”. Neni 71 Pas nenit 286 shtohet neni 286/a me këtë përmbajtje: “Neni 286/a Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë Prodhimi dhe përdorimi i sistemeve telematike, mjeteve dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë, në rastet e veprave penale të parashikuara në nenet 283 gjer 286/a të këtij Kodi ose për të mundësuar ose lehtësuar konsumimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose për të transmetuar a përhapur njoftime publicitare për stimulimin e përdorimit të tyre, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Neni 72 Pas nenit 287 shtohet neni 287/a me këtë përmbajtje: “Neni 287/a Pastrimi i parave të pista Kryerja e veprimeve financiare ose e veprimeve të tjera ekonomike me qëllim pastrimin e parave, që dihet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, si dhe rivënien në qarkullim dhe përdorimin e tyre për veprimtari sipërmarrëse ose ekonomike të çdo lloji, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.” Neni 73 Pas nenit 288 shtohet neni 288/a me këtë përmbajtje: “Neni 288/a Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.” Neni 74 Në nenin 298, pas paragrafit të dytë shtohet një paragraf i ri me këtë përmbajtje: “Kur kryerja e kësaj vepre penale sjell si pasojë vdekjen ose plagosjen e rëndë të një a më shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se shtatë vjet.” Faqe|207

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents