Kodi Penal Viti 2014 Neni 75 Në nenin 306, paragrafi i parë ndryshohet si vijon: “Dëshmia e rreme e bërë përpara gjykatës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.” Neni 76 Në nenin 312, përpara fjalës “dëshmi” shtohen fjalët “deklarime ose”. Neni 77 Pas nenit 313 shtohet neni 313/a me këtë përmbajtje: “Neni 313/a Zhdukja ose humbja e fashikullit Zhdukja ose humbja me çdo mënyrë e fashikullit të hetimit ose të gjykimit, si dhe heqja prej tyre e dokumenteve, shkresave ose të dhënave të tjera që ndodhen të bashkuara me to, kur ka sjellë pasoja të rënda në dëm të interesave të shtetasve ose të shtetit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.” Neni 78 Pas nenit 320 shtohet neni 320/a me këtë përmbajtje: “Neni 320/a Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, civil, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.” Neni 79 Në nenet 73, 74, 78, 79, 109 paragrafi i dytë, 141, 208, 209, 219, 221 paragrafi i dytë, 230 dhe 334 hiqen fjalët “a me vdekje”. Neni 80 Çdo dispozitë, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohet. Neni 81 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.2899, datë 13.2.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani. Faqe|208

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents