Kodi Penal Viti 2014 LIGJ Nr.9086 datë 19.6.2003 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 "KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË" Në mbështetje të neneve 81 pika 1 e pika 2 shkronja "d" dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ndryshime: bëhen këto shtesa dhe Neni 1 Pas shkronjës "g" të nenit 7, shtohet shkronja "h'' me këtë përmbajtje: "h) - pastrimi i produkteve të veprës penale. Neni 2 Në nenin 29 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: "Dënimi me burgim dhe gjobë jepen bashkërisht, kur parashikohet në dispozitat përkatëse të këtij Kodi. Neni 3 Pika 2 e nenit 30 ndryshohet si më poshtë: "2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale. Neni 4 Neni 36 ndryshohet si më poshtë: "Neni 36 Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penaledhe produkteve të veprës penale 1. Konfiskimi jepet detyrimisht nga gjykata dhe ka të bëjë me marrjen dhe kalimin në favor të shtetit: a) të sendeve që kanë shërbyer ose janë caktuar si mjete për kryerjen e veprës penale; b) të produkteve të veprës penale, ku përfshihet çdo lloj pasurie, si dhe dokumentet ose instrumentet ligjore që vërtetojnë tituj ose interesa të tjerë në pasurinë që rrjedh ose fitohet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga kryerja e veprës penale; c) të shpërblimeve, të dhëna ose të premtuara, për kryerjen e veprës penale; ç) të çdo pasurie tjetër, vlera e së cilës i korrespondon asaj të produkteve të veprës penale; d) të sendeve, prodhimi, përdorimi, mbajtja ose tjetërsimi i të cilave përbëjnë vepër penale, edhe kur nuk është dhënë vendim dënimi. Faqe|217

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents