Kodi Penal Viti 2014 5. Krijimi dhe pjesëmarrja në një organizatë kriminale, organizatë terroriste, bandë të armatosur ose grup të strukturuar kriminal cilësohen si vepra penale dhe dënohen sipas parashikimeve të pjesës së posaçme të këtij Kodi ose të dispozitave të tjera penale të veçanta. 6. Anëtarët e organizatës kriminale, të organizatës terroriste, bandës së armatosur ose grupit të strukturuar kriminal janë përgjegjës për të gjitha veprat penale, të kryera prej tyre, në përmbushjen e qëllimeve të veprimtarisë së tyre kriminale. 7. Pjesëtari i organizatës kriminale, organizatës terroriste, bandës së armatosur ose i grupit të strukturuar kriminal, përfiton përjashtimin nga dënimi ose uljen e tij, kur jep ndihmesë, që gjykohet vendimtare për njohjen e veprimtarisë së tyre, të bashkëpunëtorëve të tjerë, pasurive të zotëruara drejtpërdrejt ose jo prej tyre, si dhe për veprimtaritë hetimore, që zhvillohen ndaj organizatave kriminale, organizatave terroriste, bandave të armatosura dhe grupeve të strukturuara kriminale.”. Neni 3 Në pikën 1 të nenit 30, fjalët “detyra si nëpunës shtetëror ose në shërbim publik” zëvendësohen me fjalët “funksione publike”. Neni 4 Në paragrafin e katërt të nenit 34, fjalët “5 milionë” zëvendësohen me “3 milionë”. Neni 5 Neni 35 riformulohet si më poshtë: “Neni 35 Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një kohë jo më pak se pesë vjet, jepet detyrimisht ndaj personit që ka kryer një krim, që lidhet me detyrën, duke shpërdoruar funksionin publik ose ka kryer një krim, për të cilin gjykata ka caktuar një dënim me burgim jo më pak se dhjetë vjet. Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike mund të jepet për një kohë nga tre deri në pesë vjet, kur gjykata ka caktuar një dënim nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, dhe nga një deri në tre vjet, kur është caktuar dënimi deri në tre vjet burgim.”. Neni 6 Në fund të nenit 40 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Kur dënimi i dhënë nga gjykata është jo më pak se pesë vjet burgim, kjo e drejtë mund të hiqet për një kohë nga pesë deri n�� dhjetë vjet”. Neni 7 Pas nenit 44 shtohet neni 45 me këtë përmbajtje: “Neni 45 Zbatimi i ligjit penal ndaj personave juridikë Personat juridikë, me përjashtim të institucioneve shtetërore, përgjigjen penalisht për vepra penale, të kryera në emër ose në dobi të tyre nga organet dhe përfaqësuesit e tyre. Faqe|229

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents