Kodi Penal Viti 2014 dh) shpërndarjen në mjedis të substancave të rrezikshme, si dhe shkaktimin e zjarreve, të përmbytjeve, shpërthimeve, me qëllim rrezikimin e jetës së personave ose shkaktimin e dëmeve të mëdha financiare; e) shkaktimin e ndërprerjes së furnizimit me ujë, energji elektrike ose çdo burim tjetër të rëndësishëm.”. Neni 16 Pas nenit 230/ç shtohet neni 230/d me këtë përmbajtje: “Neni 230/d Grumbullimi i fondeve për financimin e terrorizmit Grumbullimi i mjeteve financiare të çdo lloji, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për financimin e organizatave ose kryerjen e veprave me qëllime terroriste, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në gjashtë milionë lekë.”. Neni 17 Neni 231 ndryshohet si më poshtë: “Neni 231 Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit Rekrutimi i një ose më shumë personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit, edhe kur këto vepra drejtohen kundër një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet.”. Neni 18 Neni 232 ndryshohet si më poshtë: “Neni 232 Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste Përgatitja, stërvitja dhe dhënia në çdo formë e udhëzimeve edhe në mënyrë anonime ose në rrugë elektronike, për prodhimin ose përdorimin e lëndëve eksplozive, armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake, të armëve të tjera dhe lëndëve kimike, bakteriologjike apo bërthamore ose të çdo natyre tjetër, të dëmshme dhe të rrezikshme për njerëzit dhe pasurinë, si dhe të teknikave e të metodave të tjera për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe pjesëmarrja në veprimtari të tilla, edhe kur këto vepra drejtohen kundër një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohen me burgim jo më pak se shtatë vjet.”. Neni 19 Pas nenit 232 shtohen nenet 232/a dhe 232/b me këtë përmbajtje: Faqe|243

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents