Kodi Penal Viti 2014 “Neni 232/a Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propaganda në forma të tjera, që synon mbështetjen ose kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroriste dhe për financimin e terrorizmit, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet. Neni 232/b Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste Kanosja serioze për kryerjen e veprave për qëllime terroriste, që i bëhet një autoriteti publik, edhe të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”. Neni 20 Në nenin 236, në paragrafin e dytë hiqen fjalët “nga tre”. Neni 21 Në nenin 248 fjalët “nga gjashtë muaj deri në pesë vjet” zëvendësohen me fjalët “deri në shtatë vjet”. Neni 22 Në nenin 257/a, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë: “Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”. Neni 23 Pas nenit 282/a shtohet neni 282/b me këtë përmbajtje: “Neni 282/b Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme Përgatitja, stërvitja dhe dhënia e udhëzimeve, në çdo formë, edhe në mënyrë anonime apo në rrugë elektronike, në kundërshtim me ligjin, për prodhimin ose përdorimin e lëndëve eksplozive, të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake, të armëve të tjera dhe lëndëve kimike, bakteriologjike, bërthamore apo të çdo natyre tjetër, të dëmshme dhe të rrezikshme për njerëzit dhe pasurinë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohen me burgim nga dy deri në shtatë vjet.”. Neni 24 Në nenin 287 bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Shkronja “a” e pikës 1 ndryshohet si më poshtë: “a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, që dihet se është produkt i veprës penale, për fshehjen, mbulimin e origjinës së pasurisë ose dhënien e ndihmës, për të shmangur pasojat juridike, që lidhen me kryerjen e veprës penale;”. Faqe|244

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents