Kodi Penal Viti 2014 c) Paragrafi i fundit ndryshohet si më poshtë: “Nëse i dënuari nuk kryen punën me interes publik, nuk mban kontakte me shërbimin e provës apo shkel kushtet ose detyrimet e tjera, të vendosura nga gjykata, prokurori informon menjëherë gjykatën. Gjykata, në këtë rast, vendos sipas nenit 62 të këtij Kodi.”. Neni 9 Në nenin 64 bëhen këto ndryshime: a) Në titull dhe në tekstin e nenit fjalët “para kohe” hiqen. b) Në paragrafin e fundit, fjalët “po aq të rëndë ose më të rëndë se e para” hiqen. Neni 10 Në nenin 65, në paragrafin e parë dhe të dytë, fjalët “para kohe” hiqen. Neni 11 Pas nenit 74 shtohet neni 74/a me këtë përmbajtje: “Neni 74/a Shpërndarja kompjuterike e materialeve pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit Ofrimi në publik ose shpërndarja e qëllimshme publikut, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e materialeve, që mohojnë, minimizojnë, në mënyrë të ndjeshme, miratojnë ose justifikojnë akte, që përbëjnë gjenocid ose krim kundër njerëzimit, dënohet me burgim tre deri në gjashtë vjet.”. Neni 12 Pas nenit 84 shtohet neni 84/a me këtë përmbajtje: “Neni 84/a Kanosja me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, që i bëhet një personi, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për shkak përkatësie etnike, kombësie, race apo feje, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”. Neni 13 Pas nenit 119 shtohen nenet 119/a dhe 119/b me këtë përmbajtje: “Neni 119/a Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik Ofrimi në publik ose shpërndarja e qëllimshme publikut, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e materialeve me përmbajtje raciste ose ksenofobike përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Faqe|256

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents