Kodi Penal Viti 2014 LIGJ Nr. 23/2012 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 ”Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 6 paragrafi i dytë shtohet fjalia me këtë përmbajtje: “Kushti për dënueshmërinë e njëkohshme në territorin e shtetit tjetër nuk zbatohet në rastet e krimeve të korrupsionit në sektorin publik ose privat, si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.”. Neni 2 Në nenin 7 paragrafi i dytë bëhen këto ndryshime: 1. Shkronja “e” hiqet. 2. Shkronja “h” ndryshohet si më poshtë: “h) pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;”. 3. Shkronja “i” ndryshohet si më poshtë: “i) krimet e korrupsionit në sektorin publik ose privat, si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.”. Neni 3 Në nenin 7/a paragrafi i parë, pas shkronjës “d” shtohet shkronja “dh” me këtë përmbajtje: “dh) financim terrorizmi.”. Neni 4 Pas nenit 8 shtohet neni 9 me këtë përmbajtje: “Neni 9 Personat e mbrojtur ndërkombëtarisht Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe për vepra penale të kryera ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht. Person i mbrojtur ndërkombëtarisht, përveçse kur marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikuara nga shteti shqiptar, parashikojnë ndryshe, është: a) kryetari i një shteti, përfshirë edhe anëtari i organit kolegjial që kryen funksionet e kryetarit të shtetit, sipas kushtetutës së atij shteti, kryetari i qeverisë ose ministri i punëve të jashtme, kur këta ndodhen në një shtet tjetër, si dhe anëtarët e familjes që i shoqërojnë; Faqe|263

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents