Kodi Penal Viti 2014 Neni 319/c Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë gjer në dy milionë lekë.”. Neni 43 Pas nenit 319/ç shtohen nenet 319/d, 319/dh dhe 319/e me këtë përmbajtje: “Neni 319/d Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga gjyqtari ose zyrtari i një gjykate ndërkombëtare, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe me gjobë nga tetëqind mijë gjer në katër milionë lekë. Neni 319/dh Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga arbitri vendas ose i huaj për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet dhe me gjobë nga tetëqind mijë gjer në katër milionë lekë. Neni 319/e Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete a për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga një anëtar i jurive gjyqësore të huaja, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet dhe me gjobë nga tetëqind mijë gjer në katër milionë lekë.”. Neni 44 Në nenin 321, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, në lidhje me detyrat e lindura nga urdhrat e mbrojtjes të dhëna prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim gjer në dy vjet.”. Neni 45 Neni 325 ndryshohet si më poshtë: Faqe|276

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents