Kodi Penal
Viti 2014
Neni 14
Në nenin 78, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:
“Vrasja e kryer për interes apo hakmarrje dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me
burgim të përjetshëm.”.
Neni 15
Pas nenit 78 shtohet neni 78/a me këtë përmbajtje:
“Neni 78/a
Vrasja për gjakmarrje
Vrasja me dashje për gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të
përjetshëm.”.
Neni 16
Pas nenit 79 shtohen nenet 79/a, 79/b dhe 79/c me këtë përmbajtje:
“Neni 79/a
Vrasja e funksionarëve publikë
Vrasja me dashje e deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ushtarakut apo e funksionarëve të tjerë
publikë, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura,
dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Neni 79/b
Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit
Vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e
viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim
të përjetshëm.
Neni 79/c
Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare
Vrasja me dashje e personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ishbashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, dënohet me burgim jo më pak
se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.”.
Neni 17
Në nenin 81, fjalët “përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy
vjet” zëvendësohen me fjalët “dënohet me burgim deri në pesë vjet”.
Neni 18
Në nenin 88, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:
“Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave, kundër personit që është bashkëshort, ishbashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës
penale, ose kur ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”.
Faqe|286
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents