Kodi Penal Neni 117 ndryshohet si më poshtë: Viti 2014 Neni 29 “Neni 117 Pornografia Prodhimi, shpërndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i materialeve pornografike në mjediset ku ka fëmijë, me çdo mjet ose formë, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me burgim deri në dy vjet. Prodhimi, importimi, ofrimi, vënia në dispozicion, shpërndarja, transmetimi, përdorimi ose posedimi i pornografisë së fëmijëve, si dhe krijimi i aksesit në mënyrë të vetëdijshme në të, me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Rekrutimi, përdorimi, shtrëngimi, ose bindja e një fëmije, për të marrë pjesë në shfaqje pornografike, ose marrja pjesë në shfaqje pornografike që përfshijnë fëmijët, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”. Neni 30 Në nenin 124/b, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë: “Detyrimi, shfrytëzimi, shtytja ose përdorimi i të miturit për të punuar, për të siguruar të ardhura, për të lypur apo për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe/ose fizik, apo arsimimin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.”. Neni 31 Në nenin 128/b paragrafi i parë, fjalët “dënohen me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga katër milionë deri në gjashtë milionë lekë” zëvendësohen me fjalët “dënohen me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet”. Neni 32 Neni 130 ndryshohet si më poshtë: “Neni 130 Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë Shtrëngimi apo pengimi për të filluar ose vazhduar bashkëjetesën, ose shtrëngimi për të lidhur apo zgjidhur martesën, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Kërkesa e qëllimshme ndaj një të rrituri ose fëmije për të shkuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim detyrimin e tij për të lidhur martesë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.”. Neni 33 Në nenin 130/a, paragrafi i fundit ndryshohet si më poshtë: “Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga një deri në pesë vjet.”. Faqe|290

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents