Kodi Penal Viti 2014 VENDIM Nr.58, datë 5.12.1997 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Rustem Gjata, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese Hilmi Dakli, Anëtar i “ “ Manol Konomi, Anëtar i “ “ Veli Budo, Anëtar i “ “ Franc Jakova, Anëtar i “ “ Alfred Karamuço, Anëtar i “ “ Ha1il Kopani, Anëtar i “ “ Kristofor Peçi, Anëtar i “ “ Zija Vuci, Anëtar i “ “ me sekretare Drita Filto, më datë 25.11.1997 mori në shqyrtim kryesisht çështjen nr.59 Akti që u përket: SUBJEKTE TË INTERESUARA: 1. KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, i përfaqësuar nga zotërinjtë Njazi Jaho e Kujtim Çashku. 2. MINISTRIA E DREJTËSISË, në mungesë. 3. KABINETI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, në mungesë. 4. KRYESIA E KUVENDIT POPULLOR, në mungesë. O B J E K T I: Shfuqizimin si antikushtetues të nenit 43 të ligjit nr.8175, datë 23.12.1996 "Për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”. GJYKATA KUSHTETUESE, pasi dëgjoi përfaqësuesin e Komitetit Shqiptar", të Helsinkit, si subjekt i interesuar dhe shqyrtoi çështjen në tërësi, VËREN Mbi propozimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Gjykata Kushtetuese me nismën e saj, shqyrtoi pajtueshmërinë me normat kushtetuese të nenit 43 të ligjit nr.8175, datë 23.12.1996 "Për disa ndryshime në ligjin nr.7855, datë 27.1.1995 në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë". Në paragrafin e parë të kësaj dispozite thuhet: "Për veprat penale të parashikuara nga ky ligj, organet që bëjnë ndalimin e autorëve të veprave penale brenda 48 orëve, duhet t'i kërkojnë prokurorit nxjerrjen e urdhërit për arrestimin e personave të ndaluar, i cili, menjëherë pas paraqitjes së kërkesës, vendos arrestimin ose lirimin e tyre". Përmbajtja e kësaj dispozite vjen në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit Kushtetues nr.7692, datë 31.3.1993, ku thuhet se : "Askush nuk mund të mbahet i ndaluar më tepër se 48 orë". Duke interpretuar ketë normë të ligjit kushtetues, Gjykata Kushtetuese del me konkluzionin se ky hark kohor fillon nga çasti i ndalimit dhe mbaron në çastin e vlerësimit të masës së sigurimit nga ana e Gjykatës, gjë që ka gjetur pasqyrim të plotë edhe në dispozitat e neneve 257, 258 e 259 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale. Mirëpo, në rast se do të zbatohet neni 43 i ligjit objekt shqyrtimi, del se ky afat i përcaktuar në ligjin kushtetues, nuk do të respektohet. Faqe|301

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents