Kodi Penal Viti 2014 VENDIM Nr.13, datë 29.5.1997 Gjykata Kushtëtuësë ë Rëpublikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Rustem Gjata, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese Hilmi Dak1i, Anëtar i “ “ Manol Konomi, Anëtar i “ “ Veli Budo, Anëtar i “ “ Ha1il Kopani, Anëtar i “ “ Kristofor Peçi, Anëtar i “ “ Alfred Karamuco, Anëtar i “ “ Zija Vuci, Anëtar i “ “ me sekretare Drita Filto, më datë 31.3.1997 mori në shqyrtim me nismën e saj, në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen nr .13 Akti që u përket: SUBJEKTE TË INTERESUARA: 1. KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, i përfaqësuar nga Z. Ylli Popa, Njazi Jaho e Kujtim Cashku. 2. MINISTRIA E DREJTËSISË, në mungesë. 3. KABINETI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, në mungesë. 4. KRYESIA E KUVENDIT POPULLOR, në mungesë. O B J E K T I: Shfuqizimin si antikushtetues të ligjit nr.8175, datë 23.12.1996 "Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë"; të ligjeve nr.8180 dhe nr;8181, datë 23.12.1996 "Për një ndryshim respektivisht në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kodin e Procedurës Civile". GJYKATA KUSHTETUESE, pasi dëgjoi përfaqësuesit e subjektit të interesuar dhe shqyrtoi çështjen në tërësi, VËREN: Gjykata Kushtetuese me vendim paraprak është shprehur se Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk legjitimohet të vejë në lëvizje Gjykatën për papajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën, për arsye se ky Komitet nuk përfshihet në subjektet që kanë të drejtë të bëjnë kërkesë sipas nenit 25 paragrafi i dytë i ligjit Kushtetues nr.7561, datë 29.4.1992. Por, duke çmuar rëndësinë e çështjeve të ngritura nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe duke parashikuar pasojat që mund të vijnë nga zbatimi i një pjese të normave penale të ndryshuara, Gjykata e ka çmuar me vend që në bazë të nenit 25 të ligjit kushtetues të sipërpërmendur, t'i marrë në shqyrtim ato me nismën e saj. Çështjet e ngritura nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe të marra në shqyrtim nga Gjykata me nismën e vet janë : 1. Me ligjin nr.8175, datë 23.12.1996 "Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", për veprat penale të parashikuara nga nenet 5, 7-10, 12-14/2, 15-23/1, 24, 28-34, 37-40, janë caktuar sanksione (dënime) fikse. Me këtë sistem nuk merren parasysh kërkesat e një sërë dispozitash të Pjesës së Përgjithshme të Kodit Penal dhe roli i mbrojtjes mbetet pakuptim e paefekt, pasi masa e dënimit është caktuar nga vetë ligjvënësi. 2. Përmbajtja e nenit 43 të ligjit nr.8175, të sipërpërmendur, bie ndesh me nenet 255 e 258 të Kodit të Procedurës Penale dhe me nenin 5 të Ligjit Kushtetues për "Të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut". Faqe|303

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents