Kodi Penal Viti 2014 Në paragrafin e dytë të nenit 26 të ligjit të ri është parashikuar konvertimi nga gjykata i gjobave administrative në burgim. Kjo normë duhet të shfuqizohet në tërësi si antikushtetuese, sepse nuk mund të përfshihet në vepra penale një sanksion me karakter administrativ (neni 6 i ligjit kushtetues për "Të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut"). Përsa i përket nenit 43 të ligjit nr.8175, datë 23.12.1996 "Për ndryshime në Kodin Penal" dhe ligjeve nr.8180 e nr.8181, datë 23.12.1996, respektivisht "Për një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale" dhe "Për një ndryshim në Kodin e Procedurës Civile", Gjykata Kushtetuese arrin në përfundim se ato kanë karakter të veçantë dhe për shkak të rëndësisë së tyre kërkojnë një shqyrtim më vete, krejt të ndryshëm nga normat e sipërme të Kodit Penal. Prandaj, për ketë pjese duhet të bëhet veçimi i çështjes duke u marrë në shqyrtim si çështje e veçantë. Meqënëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pjesën që shfuqizon sanksionet dhe dispozitat e ligjit objekt shqyrtimi, sipas dispozitave kushtetuese (neni 26 paragrafi i tretë) hyn në fuqi vetëm pas shpalljes së tij në Fletoren Zyrtare, për të parandaluar efektet negative të mëtejshme të sanksioneve të shfuqizuara, Gjykata çmon se në bazë të nenit 24 pika 10 të ligjit kushtetues, duhet të vendoset pezullimi i menjëhershëm i zbatimit të tyre dhe zbatimi i normave të Kodit Penal. PËR KËTO ARSYE, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, duke u bazuar në nenet 24 pika 2 e 10, 25 dhe 26 të ligjit nr.7561, datë 29.4.1992 "Për disa ndryshime e plotësime në ligjin nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", njëzëri, V E N D O S I: Të shpallë të papajtueshëm me Kushtetutën të neneve 1, 2 e 26 paragrafi i dytë dhe të sanksioneve nenet 5, 7 deri 10, 12, 13, 14 paragrafi i dytë, 15 deri 22, 23 paragrafi i parë, 24, 25 dhe 26 paragrafi i parë të ligjit nr.8175, datë 23.12.1996 "Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë". Kuvendi Popullor detyrohet të rregullojë sanksionet e neneve 22 paragrafi i dytë e 23 paragrafi i dytë, pjesën e fundit të nenit 27, paragrafi i dytë i nenit 29 dhe neni 41. Veçimin e çështjes për nenin 43 të ligjit nr.8175, datë 23.12.1996 dhe për ligjet nr.8180 e nr.8181, datë 23.12.1996 për një ndryshim, respektivisht në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kodin e Procedurës Civile. Pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të sanksioneve dhe dispozitave të shfuqizuara. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi të nesërmen e shpalljes në Fletoren Zyrtare. Tiranë, më datë 29.5.1997 Faqe|305

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents