Kodi Penal Viti 2014 VENDIM Nr.46, datë 28.8.1997 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Rustem Gjata, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese; Hilmi Dak1i; Veli Budo; Halil Kopani Alfred Karamuço; Kristofor Peçi e Zija Vuci; Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, më datë 28.8.1997, shqyrtoi propozimin e Prokurorit të Rrethit Tiranë dhe vendosi në këshill me nismën e vet, të bëjë interpretimin e vendimit të saj nr.13, datë 29.5.1997. Ajo, pasi u njoh me përmbajtjen e këtij vendimi dhe pasi e krahasoi atë me aktet shkresore dhe provat e tjera të administruara në seancë gjyqësore, V Ë R E N: Në pjesën urdhëruese të vendimit të sipërm të kësaj Gjykate nuk janë përfshirë, midis dispozitave të shfuqizuara si antikushtetuese, edhe ato që i përkasin neneve 28, 29 paragrafi i parë dhe i tretë, 30 deri 33, 34 paragrafi i parë, 37 deri 40 si dhe pjesën e paragrafit të dytë të nenit 42 që shfuqizon nenin 108 të Kodit Penal, të ligjit nr.8175, datë 23.12.1996 "Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27. 1.1995". Kjo kategori dispozitash ka të njëjtën natyrë, si edhe të tjerat, për të cilat është urdhëruar shfuqizimi i tyre, për shkak së përmbajnë dënime fikse. Madje në pjesën arsyetuese të vendimit nr.13, datë 29.5.1997 të kësaj Gjykate ato janë përmendur në mënyrë të shprehur si antikushtetuese, duke e argumentuar këtë me faktin se ky lloj i sanksioneve pena1e cenon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut që garantohen nëpërmjet një gjykimi të drejtë dhe të një procesi të rregul1t ligjor . Në këto rrethana, Gjykata, duke bërë interpretimin e vendimit të saj të lartpërmendur , çmon se mospasqyrimi në dispozitivin e tij të shfuqizimit si antikushtetuese edhe i këtyre dispozitave nuk është veçse një ometim i rastit, i cili mund të ndreqet vetëm me riformulim. PËR KËTO ARSYE, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në bazë të nenit 26 të ligjit nr.7561, datë 29. 4.1992 "Për disa ndryshime e plotësime në ligjin nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", njëzëri, VENDOSI: Riformulimin e paragrafit të parë të pjesës urdhëruese të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.13, datë 29.5.1997, në këtë mënyrë: Të shpallë papajtueshmerinë me Kushtetutën të neneve 1, 2, 26 paragrafi i dytë dhe të sanksioneve të neneve 5, 7 deri 10, 12, 13, 14 paragrafi i dytë, 15 deri 22, 23 paragrafi i parë dhe i tretë, 30 deri 33, 34 paragrafi i parë, 37 deri 40 si dhe pjesën e paragrafit të dytë të nenit 42, që shfuqizon nenin 108 të Kodit Penal. Tiranë, më datë 28. 8.1997 Faqe|306

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents