Kodi Penal Viti 2014 - duke u nisur nga fakti se, Republika e Shqipërisë është pjesë përbërëse e një realiteti krejt të ri në përputhje me zhvillimin ligjor europian; - meqënëse ajo ka marrë përsipër të zbatojë të gjitha angazhimet ndërkombëtare, si pjesë e këtij komuniteti ku bën pjesë; - duke u reflektuar ky angazhim i karakterit juridik dhe politik që në vitin 1998 në Kushtetutën e re, të cilën populli shqiptar e miratoi me referendum; - përderisa dënimi me vdekje nuk i shërben qëllimeve të vetë dënimit dhe është i papërshtatshëm për mbrojtjen e një shoqërie të civilizuar, pasi nuk është ai mjeti kryesor që ndikon në parandalimin e kriminalitetit, por janë stabilizimi i kësaj shoqërie dhe forcimi institucional i shtetit, faktorët determinant në këtë drejtim; - duke qenë të ndërgjegjshëm se zhvillimet qoftë politike, ekonomike, diplomatike, historike, si dhe juridiko-kushtetuese të Shqipërisë shkojnë në të njëjtin orientim dhe kah me të gjitha shtetet e tjera dhe me organizmat ndërkombëtare, ku ajo është pjesëmarrëse, dhe që vizioni i Popullit Shqiptar që në Preambul të Kushtetutës është ndërtimi i shtetit të së drejtës, demokratik e social dhe mbrojtja e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor; - përderisa nënshkrimi dhe ratifikimi i Protokolli nr.6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut është bërë një realitet europian; - meqënëse Kushtetuta, si dokumenti themeltar i shtetit, i hartuar në përshtatje të plotë me parimet e Statutit të Këshillit të Europës, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, apo dhe me akte të tjera ndërkombëtare, të cilat nuk e lejojnë zbatimin e dënimit me vdekje, në kohë paqeje, Gjykata Kushtetuese konkludon se janë pikërisht nenet 3, 5, 17 pika 2, 21,116 dhe 122, të cilët së bashku me Preambulën dhe në tërësi me frymën e Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, jo vetëm që nuk e parashikojnë, por as nuk e lejojnë aplikimin e dënimit me vdekje në Shqipëri. Mbi bazën e këtyre argumenteve që u parashtruan më lart, Gjykata Kushtetutese arrin në përfundimin se dënimi me vdekje që parashikohet në dispozitat e Kodit Penal dhe konkretisht në nenet 29/1, 31, 73, 74, 75, 77, 78, 79, 109, 141, 208, 209, 219, 221, 230 dhe 334 është i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe për rrjedhojë duhet të shfuqizohet. Gjithashtu meqënëse objekti i kërkesës së paraqitur nga Gjykata e Lartë është papajtueshmëria me Kushtetutën e dënimit me vdekje lidhur me disa dispozita të Kodit Penal, Gjykata Kushtetuese në bazë të nenit 37 të Ligjit nr.8373, datë 15.07.1998 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, duke qenë se ka një lidhje të drejtëpërdrejtë midis tyre, vendosi të shqyrtojë tej objektit të kërkesës edhe kushtetutshmërinë e dy dispozitave të Kodit Penal Ushtarak. Sipas neneve 59/2 dhe 77 të këtij Kodi, në dallim nga gjashtë dispozita të tjera që janë të zbatueshme vetëm për kohë lufte, parashikohet dënimi me vdekje në kohë paqeje për veprën penale të vjedhjes së pronës ushtarake dhe për vrasjen me dashje të ushtarakut. Neni 15 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut u njeh të drejtën shteteve palë në këtë Konventë, që në raste lufte ose të ndonjë rreziku tjetër publik që kërcënon jetën e një kombi, të mund të marrin masa që u shmangen detyrimeve të parashikuara në të, ndërsa neni 2 i Protokollit nr.6 të Konventës parashikon se: “një shtet mund të parashikojë në legjislacionin e tij dënimin me vdekje për veprime të kryera në kohë lufte ose rreziku shumë të afërt të luftës…”. Pikërisht në këtë aspekt është e lejueshme nga vetë Konventa aplikimi i dënimit me vdekje në kohë lufte dhe për rrjedhojë edhe dispozitat e Kodit Penal Ushtarak që parashikojnë këtë lloj dënimi në kohë lufte nuk bëjnë përjashtim dhe si të tilla janë në përputhje me to, por nuk mund të konsiderohen të pajtueshme me Kushtetutën ato dy dispozita të sipërcituara të këtij Kodi që e parashikojnë dënimin me vdekje edhe në kohë paqeje. Me shfuqizimin si antikushtetues të dënimit me vdekje, i përket ligjvënësit shqiptar që të rishikojë me frymën e Kushtetutës dhe të këtij vendimi, të gjitha dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me dënimin me vdekje dhe në veçanti dispozitat e Kodit Penal, të cilat parashikojnë sanksionet, me qëllim që të harmonizohen në tërësi dënimet që duhen zbatuar ndaj personave që kryejnë këto vepra penale, duke parashikuar dënimet alternative dhe evitimin nga këto dispozita konkrete të dënimeve fikse. Në këtë aspekt është e domosdoshme që të bëhen rregullimet e përshtatëshme ligjore edhe në Faqe|313

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents