Kodi Penal Viti 2014 - neni 315 i Kodit Penal bie ndesh me nenin 145/1, 3 të Kushtetutës, që garanton pavarësinë e gjyqtarëve, të cilët i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve (neni 145/1) dhe që parashikon se çdo ndërhyrje në pavarësinë e gjykatave passjell përgjegjësi ligjore (neni 145/3); - bazuar në nenin 315 të Kodit Penal, pasi një gjyqtar të jetë shprehur me një vendim përfundimtar, çdokush, në çdo kohë, mund të pretendojë se vendimi është i padrejtë dhe të bëjë kallëzim penal kundër tij/saj. Gjyqtarët do të viheshin nën presionin e kallëzimit penal dhe ndjekjes penale. Kjo situatë mund të cenojë rëndë pavarësinë, paanësinë dhe bindjen e brendshme të gjyqtarit; - neni 315 i Kodit Penal bie në kundërshtim me të drejtën për një proces të rregullt ligjor (neni 42/2 i Kushtetutës), elemente të të cilit janë “gjykimi i drejtë”, “gjykata e pavarur” dhe “gjykata e paanshme”. Secili prej këtyre elementeve mund të cenohej, meqenëse gjyqtari, për shkak të vendimit përfundimtar të dhënë prej tij, mund të vihet në çdo moment nën presionin e kallëzimit dhe hetimit penal; - Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, Deklarata Universale mbi Pavarësinë e Organeve Gjyqësore, Parimet Themelore mbi Pavarësinë e Pushtetit Gjyqësor të OKB-së, i garantojnë gjyqtarit imunitet nga ndjekja penale. Përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, kërkuan rrëzimin e kërkesës, duke argumentuar pajtueshmërinë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të dispozitës ligjore të sipërcituar: - neni 315 i Kodit Penal është në përputhje me parimet themelore kushtetuese mbi të cilat funksionon legjislacioni penal dhe ka elementet e mjaftueshme për t’u konsideruar si vepër penale; - rrezikshmëria shoqërore e kësaj vepre penale është e lartë, pasi cenon parashikime të tilla kushtetuese, si: barazia para ligjit, pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe dhënies së saj, të drejtat dhe interesat e ligjshme të individëve, vendimmarrja e mbështetur vetëm në bindjen e brendshme në bazë të ligjit dhe provave; - parimet e sanksionuara në nenet 7, 42/2 dhe 145/1/3 të Kushtetutës janë komplementare me parimin e përgjegjësisë dhe të llogaridhënies së gjyqtarëve; - pavarësia dhe paanësia e gjyqtarit nuk ruhen duke eliminuar sistemin e kontrollit, por duke forcuar mekanizmat garantues të ngarkuar të japin vlerësim objektiv; - gjyqtarët nuk janë kategori që nuk mund të merren në përgjegjësi penale për veprime që kryhen gjatë ushtrimit të detyrës. Mundësia e ndjekjes penale të gjyqtarit parashikohet nga neni 137 i Kushtetutës për anëtarët e Gjykatës së Lartë, gjykatave të apelit dhe gjykatave të rrethit, ndërsa procedura e ndjekjes penale të gjyqtarit kushtetues parashikohet nga neni 126 i Kushtetutës; - gjyqtarët e zakonshëm nuk kanë imunitet nga përgjegjësia penale për akte të dhëna në ushtrim të detyrës së tyre. Kushtetuta nuk e parashikon këtë dhe është legjislacioni dhe zgjedhja e legjislatorit që përcakton se cila do të jetë përmasa e kësaj përgjegjësie; - neni 315 nuk cenon nenin 42, pika 2, pasi gjyqtarit i krijohet mundësia të gjykohet sipas të gjitha garancive kushtetuese dhe procedurale. Ndjekja penale ndaj një gjyqtari nuk mund të fillojë pa miratimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë apo Gjykatës Kushtetuese, sipas rastit. Këto organe kanë pavarësi të mjaftueshme për të vlerësuar paraprakisht faktet, provat ose të dhënat mbi besueshmërinë e tyre; - neni 315 i Kodit Penal duhet të interpretohet kur gjyqtari vendos me bindjen e brendshme në kundërshtim të hapur me ligjin. GJYKATA KUSHTETUESE, pasi dëgjoi relatorin e çështjes, z.Sokol Berberi, përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, që kërkuan rrëzimin e kërkesës, përfaqësuesin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që u shpreh se ia lë në çmim Gjykatës Kushtetuese, dhe bisedoi çështjen në tërësi, Faqe|315

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents