Kodi Penal Viti 2014 mundësie që të ketë si parametër drejtues në caktimin e dënimit, riedukimin e të dënuarit, përkundrazi cakton një dënim me burgim, i cili as që është parashikuar nga KP-ja. Gjykata, në mbështetje të argumenteve të saj, vlerëson t’i referohet jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese Italiane, konkretisht vendimit nr.131 të vitit 1979, i cili shpallte si antikushtetues konvertimin e dënimeve me gjobë. Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese Italiane i hapi rrugë ligjvënësit, që në vitin 1981 të ndërmerrte një reformë në këtë fushë, duke parashikuar dënime alternative ndaj dënimit me burgim, në rastet e mospagimit të gjobave penale, praktikë kjo që u konsiderua në përputhje me Kushtetutën e Republikës Italiane nga Gjykata e sipërpërmendur në vitin 1987 me vendimin nr.108. 1 Gjykata Kushtetuese Italiane shprehej, ndër të tjera, se në momentin që vetëm për faktin se vërtetohet pamundësia paguese e të dënuarit, duhet të procedohet në fazën ekzekutive në mënyrë të pashmangshme dhe automatike, me konvertimin e dënimit me gjobë në dënim me burgim, shfaqet një cenim i parimit të barazisë në fushën e së drejtës penale. Sipas kësaj Gjykate, konvertimi paraqet në të vërtetë dhe pa dyshim një rëndim të dënimit të dhënë nga gjyqtari dhe ndryshon për këtë arsye raportin e përpjesëtueshmërisë ndërmjet rëndësisë së veprës dhe fajësisë së të dënuarit nga njëra anë dhe llojit dhe sasisë së dënimit të dhënë nga ana tjetër, i përcaktuar nga gjyqtari në mënyrë diskreciale, sipas parametrave dhe kufizimeve ligjore (shih vendimin nr.131/1979, të Gjykatës Kushtetuese Italiane). Gjykata Kushtetuese Italiane në trajtimin e çështjes, në këtë vendim ka mbajtur parasysh edhe “përvojën e të drejtës së krahasuar” duke iu referuar konkretisht Kodit Penal të Republikës së Gjermanisë. Duke qenë se subjektet e interesuara kanë pretenduar se konvertimi i dënimit me gjobë, në dënim me burgim, është një praktikë e parashikuar nga legjislacionet e shumë vendeve europiane, përfshirë dhe atë të Gjermanisë, Gjykata e sheh të arsyeshme të analizojë në mënyrë të përmbledhur përmbajtjen e dispozitave të disa prej këtyre vendeve, duke i krahasuar me dispozitat objekt shqyrtimi. Kodi Penal Gjerman, në seksionin 40, kur bën fjalë për caktimin e dënimit me gjobë, parashikon rregulla të hollësishme që duhet t’i ketë parasysh gjykata, duke filluar nga mënyra e pagimit, me këste ditore, caktimi i tyre nga vetë gjykata në përputhje me të ardhurat mesatare ditore që ka, ose mund të ketë i dënuari, vlerësimin e të ardhurave të tjera, përfshirë asetet dhe rrethana të tjera, me qëllimin e vetëm që gjoba e vendosur të jetë brenda aftësive paguese të të dënuarit. Ratio legis, e përdorur nga ligjvënësi gjerman, është se, nëse këstet ditore janë llogaritur në mënyrën e duhur nga gjykata, i dënuari nuk e paguan gjobën, pasi me vullnet të lirë ose zgjedh të mos paguajë gjobën, ose po me vullnet të lirë, ose me faj, shpërdoron të ardhurat e veta. Në këtë mënyrë është e pamundur që një person, i cili që ab initio ishte në pamundësi paguese, të dënohet me gjobë dhe, për rrjedhojë, të pësojë konvertimin e dënimit nga gjoba në burgim. Të njëjtën logjikë përdor edhe Kodi Penal Rumun. Sipas nenit 63/1 të këtij Kodi, gjoba penale mund të zëvendësohet me dënimin me burgim vetëm kur konstatohet keqbesimi i të dënuarit në pagimin e gjobës penale. Keqbesimi nuk prezumohet, por duhet të provohet nga organet gjyqësore. Fakti i thjeshtë i mospagimit të gjobës nuk sjell konkluzionin e keqbesimit, për sa kohë nuk ekzistojnë objektivisht edhe rrethana të tjera, që nuk i ngarkohen të pandehurit, të cilat kanë çuar në mosekzekutimin e gjobës së dhënë. Elementi i keqbesimit nga ana e të dënuarit, siç rezulton nga dispozita penale në fjalë, është element kyç. Gjykata konstaton se ndryshe nga dispozitat e nenit 34 të KP-së të Republikës së Shqipërisë, që e detyrojnë gjyqtarin të bëjë thjesht veprimin mekanik të transformimit të shumës së mbetur pa paguar nga gjoba penale në ditë burgimi, mjafton të ketë një kërkesë të prokurorit, gjyqtarët e këtyre vendeve (si më sipër) kanë diskrecion të gjerë në lidhje me oportunitetin e konvertimit të dënimit me gjobë, në 1 Subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, ka paraqitur gjithashtu, në mbështetje të argumenteve të veta, disa vendime të Gjykatës Kushtetuese Italiane, por rezulton se këto vendime janë më të hershme se vendimet e cituara më sipër nga Gjykata. Faqe|328

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents