Kodi Penal Viti 2014 pakët e personit, mosha, kushtet shëndetësore apo mendore, mënyra e jetesës dhe e nevojave, mund t’i pezullohet dënimi me burgim, ndërsa të parët, të gjendur në të njëjtat kushte dhe rrethana, nuk kanë mundësinë t’i “shpëtojnë” dënimit penal me gjobë. 6. Po ashtu, gjykata referuese pretendon se nenet 190 dhe 191 të KP-së bien në kundërshtim edhe me nenin 30 të Kushtetutës, i cili sanksionon parimin e prezumimit të pafajësisë, për arsyen se ligjvënësi ka përcaktuar dënimin me gjobë të autorit të veprave penale të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve dhe të falsifikimit të akteve të gjendjes civile, pa konstatuar më parë praninë e motivit të përfitimit pasuror apo material, që sipas gjykatës referuese është parakusht për vendosjen e dënimit me gjobë, duke e prezumuar kështu fajtor a priori subjektin e këtyre veprave penale. 7. Për arsyet e mësipërme, gjykata referuese ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të neneve 190 dhe 191 të KP-së dhe gjithë dispozitave të tjera të Pjesës së Posaçme të këtij Kodi, që parashikojnë dy dënime kryesore. 8. Subjekti i interesuar, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , ka kërkuar rrëzimin e kërkesës duke paraqitur argumentet e mëposhtme: 8.1.Kërkuesi nuk legjitimohet të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk plotësohen kushtet që legjitimojnë gjyqtarët të investojnë këtë Gjykatë, pasi nuk ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis neneve, antikushtetutshmëria e të cilave çmohet si e tillë nga gjykata referuese dhe zgjidhjes së çështjes konkrete nga kjo e fundit. 8.2. Lidhur me themelin e çështjes, parashikimi i njëkohshëm si dënim kryesor i gjobës, krahas dënimit me burgim, u realizua me miratimin e paketës së ndryshimeve në Kodin Penal të vitit 2004, e cila u reflektua edhe në nenet 190 dhe 191 të KP-së. Ashpërsimi i masave për këto vepra penale u bë në kuadër të përmirësimit të sistemit ligjor dhe të rritjes së frytshmërisë së institucioneve kompetente për të parandaluar dhe goditur me të gjitha mjetet fenomenet e krimit dhe të trafiqeve, pra në kuadër të luftës kundër kriminalitetit në përgjithësi. 8.3. Pretendimi i gjykatës referuese se në rastin konkret është prekur parimi i proporcionalitetit, nuk qëndron pasi është në kompetencën e ligjvënësit që nëpërmjet akteve ligjore të rregullojë me hollësi të drejtat dhe liritë e parashikuara në Kushtetutë. Në nenin 17 të saj thuhet se kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në Kushtetutë janë të justifikuara nëse ato bëhen me ligj për interes publik ose për mbrojtjen e të tjerëve. Nenet 190 dhe 191 të KP-së i përmbushin këto kritere. 8.4. Po ashtu, nuk qëndron pretendimi për cenim të neneve 17 dhe 18 të Kushtetutës, sepse parashikimi i dy dënimeve kryesore është në përputhje me sanksionimet e nenit 29 të KP-së. Ky parashikim nuk bie ndesh as me parimet themelore të Kodit Penal dhe kryesisht me parimin e ligjshmërisë të sanksionuar në nenin 29 të Kushtetutës dhe në nenin 7 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. 9. Subjekti i interesuar, Prokuroria e Përgjithshme , duke e konsideruar kërkesën të pabazuar, parashtroi: 9.1. Kërkuesi nuk legjitimohet të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, pasi nuk ekziston një raport i domosdoshëm mes zgjidhjes së çështjes së antikushtetutshmërisë së neneve 190 dhe 191 të KP-së nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe zgjidhjes së çështjes në shqyrtim nga gjykata referuese, në kuptimin që gjykimi nga kjo gjykatë mund të përfundojë në mënyrë të pavarur nga gjykimi në Gjykatën Kushtetuese (lidhja e drejtpërdrejtë). 9.2. Lidhur me themelin e çështjes, pretendimi për cenim të nenit 17 të Kushtetutës nuk është i bazuar, pasi karakteri i drejtë ose jo i një dënimi nuk lidhet me caktimin e një dënimi të vetëm, por ka të bëjë me përputhjen e tij me shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe të autorit të saj. 9.3. Nga ana tjetër, caktimi i një dënimi me gjobë, edhe në rastet kur mungon përfitimi material, nuk e bën caktimin e atij dënimi të padrejtë apo jo në përpjesëtim me veprën penale të kryer. Parimi i drejtësisë së një dënimi nuk lidhet me një korrelacion kaq të drejtpërdrejtë mes llojit të dënimit dhe veprës penale, por me sigurimin, brenda respektimit të dinjitetit njerëzor, të një baraspeshimi mes rëndësisë së masës ndëshkuese dhe rëndësisë së veprës penale. 9.4. Gjithashtu, nuk qëndron pretendimi për cenim të nenit 18 të Kushtetutës, sepse koncepti i Faqe|333

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents