Kodi Penal Viti 2014 për rrethanat lehtësuese e rënduese (nenet 47-50) dhe i heqin gjykatës mundësinë e individualizimit të dënimit, duke cunguar kështu funksionin e saj në dhënien e drejtësisë. 35. Në këtë kuadër, duke qenë se sanksionet penale lejojnë një ndërhyrje intensive tek të drejtat themelore të njeriut, më poshtë Gjykata do të analizojë, nëse parashikimi i dy dënimeve kryesore, diametralisht të kundërta ndërmjet tyre për nga qëllimet që ndjekin, në të njëjtën vepër penale është në përpjesëtim me gjendjen që i ka diktuar. Pra, e thënë ndryshe, nëse ashpërsia e dënimit (parashikimi i dy dënimeve kryesore), është proporcionale në raport me rëndësinë e shkeljes konkrete dhe me pasojat e mundshme që mund të vijnë prej saj. 36. Gjykata konstaton se ligjvënësi, në periudha kohore të ndryshme, ka ndërhyrë në legjislacionin penal, si duke përcaktuar vepra të reja penale të dënueshme, ashtu edhe duke ndryshuar llojet e masave të dënimit, për t’iu përgjigjur shqetësimeve të shoqërisë si pasojë e zhvillimit të kriminalitetit, në veçanti krimit të organizuar. Në këto kushte, ligjvënësi ka sanksionuar dy dënime kryesore për autorët e disa veprave penale, duke synuar kështu të jepet drejtësi dhe të mbrohet e drejta e shtetit për të siguruar rendin publik e shoqëror, por edhe të rritet efektiviteti i masave shtrënguese ndaj autorëve të veprave penale, si një mënyrë për të dekurajuar shtetasit që të ndërmarrin veprime në kundërshtim me normat penale. 37. Nga ana tjetër, Gjykata çmon se ndërhyrje të tilla të ligjvënësit duhet të jenë realisht efektive, në mënyrë që t’i shërbejnë më gjerë edhe parandalimit të veprave penale. Gjykata konstaton se eksperienca ka treguar që ashpërsimi joproporcional i sanksioneve penale nuk ka pasur gjithmonë ndikim pozitiv ose ndikimi ka qenë i papërfillshëm në arritjen e qëllimeve të legjislacionit penal. 38. Gjithsesi, Gjykata çmon se ndonëse ligjvënësi, në përcaktimin e veprave penale dhe llojit të dënimit ka fushë të gjerë veprimi, kjo liri është e kufizuar kur është fjala për vlerësimin e fajit, si element i domosdoshëm i përgjegjësisë penale dhe, në raport me shkallën e tij, për caktimin e llojit dhe masës së dënimit konkret, pasi këto elemente janë të vlerësueshme vetëm nga gjykatat e zakonshme, rast pas rasti. 39. Si pasojë, gjatë përcaktimit të dënimit, organi legjislativ nuk duhet të ketë parasysh vetëm parimin e parashikimit me ligj të dënimit dhe atë të sigurisë juridike. Ai duhet të marrë parasysh mjaftueshëm edhe konceptin e fajit në kuadër të parimit të shtetit të së drejtës dhe, nëpërmjet formulimit të sanksionit, t’i mundësojë gjyqtarit dhënien e një gjykimi të drejtë dhe proporcional në raste konkrete. Koncepti i fajit dhe përcaktueshmëria e pasojave juridike janë në një marrëdhënie tensioni njëra me tjetrën, marrëdhënie kjo për të cilën duhet gjetur një balancë funksionale kushtetuese (shih vendimin BVerfGE 105, 135 të Gjykatës Kushtetuese Gjermane). 40. Nga sa më lart, Gjykata vlerëson se dënimi penal është rezultat i vlerësimit të rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale nga njëra anë dhe shkallës së fajit të autorit të saj nga ana tjetër. Në këtë drejtim, Gjykata çmon se përcaktimi i veprave penale dhe llojeve të dënimeve janë në diskrecion të ligjvënësit, ndërsa individualizimi i tyre, rast pas rasti, është në diskrecion të gjykatës, e cila duke shqyrtuar gjithë elementet juridike të veprës penale, shkallën e fajit dhe pasojat e ardhura nga vepra penale, cakton llojin dhe masën e dënimit për autorët e veprave penale. Në mbështetje të këtyre argumenteve mjafton të analizojmë mënyrën se si caktohet dënimi sipas Kodit Penal. Sipas nenit 47 të këtij Kodi, në caktimin e dënimit gjykata merr parasysh rrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese. 41. Gjithashtu, në bazë të formulimit aktual të nenit 34, paragrafi i gjashtë, të KP-së, të ndryshuar me ligjin nr. 23, datë 1.3.2012, gjykata, në momentin e dhënies së dënimit me gjobë, duhet të hetojë paraprakisht rreth aftësisë paguese të personit, e cila përcaktohet nga gjendja personale dhe pasurore e personit, si dhe nga rrethana të tjera që lidhen me to. 42. Si rrjedhojë, përcaktimi paraprakisht nga ligjvënësi i dënimit me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me heqje lirie në një sërë dispozitash penale, ndërhyn në atributet ekskluzive të gjykatës lidhur me caktimin e dënimit. 43. Po ashtu, Gjykata konstaton se deri në hyrjen në fuqi të paragrafit të fundit të nenit 29 të KP-së, i cili parashikon dy dënime kryesore, ligjvënësi ka mbajtur parasysh këtë ekuilibër të domosdoshëm Faqe|338

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents