Kodi Penal Viti 2014 Neni 52 Në nenin 185 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.” Neni 53 Pas nenit 192 shtohen nenet 192/a dhe 192/b me këtë përmbajtje: “Neni 192/a Zhdukja dhe vjedhja e dokumenteve Asgjësimi me çdo mënyrë i dokumenteve të arkivit ose të bibliotekës, si dhe zhdukja e vjedhja e dokumenteve që janë të një rëndësie të veçantë, në kundërshtim me kërkesat e ligjit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Vjedhja e dokumenteve të arkivit ose të bibliotekës, që janë të një rëndësie të veçantë, ose eksportimi i tyre në kundërshtim me kërkesat e ligjit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 192/b Ndërhyrja në transmetimet kompjuterike Ndërhyrja në çdo formë, në transmetimet dhe programet kompjuterike, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.” Neni 54 Në nenin 235, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon: “Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.” Neni 55 Në nenin 236, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon: “Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.” Neni 56 Në nenin 239 bëhen këto ndryshime: - Në paragrafin e parë, fjalët “gjashtë muaj” zëvendësohen me fjalët “një vit.” - Paragrafi i dytë ndryshohet si vijon: “Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.” Neni 57 Në nenin 240, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon: “Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.” Faqe|203

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents