Kodi Penal Viti 2014 penale, veç rasteve kur mosnjohja është objektivisht e paevitueshme. Neni 5 Territori i Republikës së Shqipërisë Territori i Republikës së Shqipërisë, në kuptim të ligjit penal, quhet hapësira tokësore, gjerësia e ujërave territoriale dhe të brendshme detare, hapësira ajrore që shtrihet mbi hapësirën tokësore dhe të ujërave territoriale dhe të brendshme detare, si dhe çdo vend tjetër ku shtrihet sovraniteti i shtetit shqiptar, si selitë e përfaqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare, anijet që mbajnë flamurin e Republikës së Shqipërisë, anijet e marinës luftarake, të aviacionit ushtarak ose civil kudo që ndodhen. Neni 6 Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë Për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë zbatohet ligji penal i Republikës së Shqipërisë. Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin shqiptar që kryen krim në territorin e një shteti tjetër, kur krimi është njëkohësisht i dënueshëm dhe derisa nuk është dhënë për të një vendim përfundimtar nga një gjykatë e huaj. Në kuptim të këtij neni shtetas shqiptarë do të konsiderohen edhe ata persona që përveç shtetësisë shqiptare gëzojnë edhe shtetësi tjetër. Neni 7 Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas të huaj Shtetasi i huaj, që kryen vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë, përgjigjet në bazë të ligjit penal të Republikës së Shqipërisë. Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj që jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kryen në dëm të interesave të shtetit ose të shteta-sit shqiptar një nga krimet e mëposhtme: a) krime kundër njerëzimit; b) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues; c) akte terroriste; d) organizimi i prostitucionit, prodhimi dhe trafiku i jashtligjshëm i drogës dhe substancave të tjera narkotike, i armëve dhe substancave nukleare, si dhe materialeve pornografike; e) rrëmbimi i avionëve dhe i anijeve; f) falsifikimi i vulës së shtetit shqiptar, parave dhe letrave me vlerë shqiptare; g) krime që cenojnë jetën dhe shëndetin e shtetasit shqiptar, për të cilat ligji parashikon dënim mbi pesë vjet burgim ose çdo lloj dënimi më të rëndë. Neni 8 Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga personi pa shtetësi Për personin pa shtetësi që kryen vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe krim jashtë këtij territori, vlejnë rregullat e nenit 7 të këtij Kodi. Neni 9 Përgjegjësia për personat e huaj që gëzojnë imunitet Çështja e përgjegjësisë për shtetasit e huaj që kryejnë vepër penale në territorin e Republikës së Faqe|129

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents