Kodi Penal Viti 2014 Neni 107 Marrëdhënie seksuale në vende publike Kryerja e marrëdhënieve seksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 108 Vepra të turpshme Kryerja e veprave të turpshme me persona që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. SEKSIONI VII VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË PERSONIT Neni 109 Rrëmbimi i personit Rrëmbimi i personit i bërë me qëllim për të fituar pasuri ose për të siguruar çdo lloj përfitimi tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzetë vjet. Rrëmbimi i fëmijës nën moshën katërmbëdhjetë vjeç, fshehja ose zëvendësimi me një tjetër, dënohet jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm a me vdekje. Neni 110 Heqja e paligjshme e lirisë Heqja e paligjshme e lirisë së personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Kur kjo vepër ka vënë në rrezik jetën ose është shoqëruar me vuajtje të rënda fizike, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Neni 111 Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera Zotërimi dhe vënia nën kontroll e avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera të transportit ku ndodhen njerëz, duke përdorur dhunë ose me kërcënim me armë a mjete të tjera, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 112 Dhunimi i banesës Hyrja ose qëndrimi në banesën e tjetrit pa pëlqim të tij përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Kur vepra është kryer me dhunë ose me kërcënim për përdorim të armës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Faqe|149

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents