Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
Bashkëpunimit Ndërrajonal) dhe Instrumenti
Evropian për fqinjësinë (ENI) Programet BNK.
2.2
PËRSHKRIMI DHE
PROJEKTEVE 2018–2020
Aktiviteti 1
Projektet e
Bashkëpunimit
Ndërkufitar
ZBATIMI
I
3,480,000 euro
Ndihma e parashikuar për Shqipërinë dhe
Kosovën konsiderohet se ndjek kushtet dhe
procedurat e përcaktuara nga masat kufizuese të
miratuara në bazë të nenit 215 TFEU*.
1. Përshkrimi i programit, objektivi dhe
rezultatet e pritshme
Përshkrimi i programit
Operacionet e bashkëpunimit ndërkufitar në
rajonin kufitar në fushat e mjedisit, përshtatjes dhe
zbutjes së ndryshimeve klimatike, parandalimit dhe
menaxhimit të rreziqeve; turizmi dhe trashëgimia
kulturore dhe natyrore dhe rinia dhe arsimi me
fokus në krijimin e punësimit.
Objektivi
Zhvillimi socioekonomik dhe forcimi i
marrëdhënieve të fqinjësisë në zonën ndërkufitare
përmes zbatimit të projekteve të bashkëpunimit
ndërkufitar që synojnë:
a) mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e
adaptimit dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike,
parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve, ndër të
tjera: veprime të përbashkëta për mbrojtjen e
mjedisit; promovimin e përdorimit të qëndrueshëm
të burimeve natyrore, efikasitetin e burimeve,
burimet e rinovueshme të energjisë dhe
zhvendosjen drejt një ekonomie të ulët dhe të
qëndrueshme të karbonit; nxitjen e investimeve për
të trajtuar rreziqet specifike, sigurimi i zbutjes së
fatkeqësive dhe zhvillimi i sistemeve të menaxhimit
të fatkeqësive dhe gatishmërive në raste
emergjence;
b) inkurajimin e turizmit dhe i trashëgimisë
kulturore dhe natyrore;
c) investimi në të rinj, arsim dhe aftësi përmes,
ndër të tjera, zhvillimin dhe implementimin e
arsimit të përbashkët, formimin profesional,
skemat e trajnimit dhe infrastrukturën që
mbështesin aktivitetet e përbashkëta rinore.
*
https://eeas.europa.eu/headquarters/headquartershomepage/8442/consolidated-list-sanctions_en
Faqe|1320
Rezultatet e pritshme
a) burimet mjedisore dhe biodiversiteti janë
menaxhuar më mirë dhe promovuar;
b) cilësia e shërbimeve dhe e produkteve të
turizmit është përmirësuar dhe është më
konkurruese; trashëgimia kulturore, historike dhe
natyrore është mbrojtur më mirë dhe është
promovuar;
c) qasja në arsim për të rinjtë është përmirësuar;
aftësitë janë forcuar për të përmbushur kërkesat e
tregut të punës; shkëmbimet dhe bashkëpunimi i të
rinjve është rritur.
Objektivat dhe rezultatet e pritshëm do të
arrihen gjatë periudhës së zbatimit të këtij
programi, nga viti 2014 deri në vitin 2020.
Programi i Veprimit BNK 2018–2020 do të
kontribuojë në arritjen e objektivave të
përgjithshëm dhe rezultatet e pritshme të
përcaktuara në programin BNK 2014–2020. Për
detaje të mëtejshme shihni seksionin 3.2 të
programit BNK 2014–2020 (aneksi 2 i Komisionit
Zbatues - vendimi C (2014) 9574 të 11 dhjetor
2014).
2. Supozimet dhe kushtet
Si kusht i nevojshëm për menaxhimin efektiv të
programit, vendet pjesëmarrëse do të ngrenë një
Komitet të Përbashkët Monitorues dhe do të
sigurojnë zyrat dhe stafin e duhur për Sekretariatin
e Përbashkët Teknik (që do të ngrihet me një
vendim të veçantë financimi) dhe Zyrën e Antenës.
Mosrespektimi i kërkesave të lartpërmendura
mund të çojë në kthimin mbrapsht të fondeve në
kuadër të këtij programi dhe/ose rialokimin e
fondeve të ardhshme.
Deri më tani, përfituesit janë pajtuar me këto
kushte, duke siguruar krijimin e Sekretariatit të
Përbashkët Teknik në Kukës dhe Zyrës së
Antenave në Prizren. Këto struktura janë financuar
plotësisht nga masat mbështetëse për asistencë
teknike për programet e bashkëpunimit ndërkufitar
ndërmjet përfituesve të IPA II, nën instrumentin e
ndihmës parapranuese (IPA II) për vitin 2014 C
(2014) 37629. Ndihma e mëtejshme financiare
është programuar nga Komisioni Evropian, e cila
do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për
Sekretariatin e Përbashkët Teknik dhe Zyrën e
Antenave nga viti 2019 e në vazhdim. Për këtë
arsye do të vendosen marrëveshje të reja me
përfituesit të cilët duhet të sigurojnë që kushtet e
këtij paragrafi të respektohen në vazhdim.
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents