Fletorja Zyrtare paligjshëm, krimin ndërkufitar dhe ripranimin e personave me qëndrim të parregullt. Bashkëpunimi ndërkombëtar është intensifikuar dhe është regjistruar një trend i rritjes së aktiviteteve ndërkombëtare, përmes shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të përbashkëta. Bashkëpunimi me vendet fqinje Marrëveshja për ngritjen e Pikave të Përbashkëta të Kalimit Kufitar me Republikën e Kosovës, atë të Grabomit dhe të Zogajve me Malin e Zi, kanë qenë hapa të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për lehtësimin e qarkullimit legjitim të shtetasve dhe mallrave. Ndërkohë, duhet të vijojnë përpjekjet për ndryshim e statusit të të gjitha pikave të kalimit kufitar me Malin e Zi, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për ndryshimin e statusit të të gjitha pikave të kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, kërkohet të forcohet bashkëpunimi operacional për mbikëqyrjen e përbashkët të kufirit, duke rritur numrin e patrullimeve të përbashkëta me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet nënshkrimit të marrëveshjes për ngritjen dhe funksionimin e Qendrës së Bashkëpunimit Policor dhe Doganor me Greqinë, në Kakavijë, ndërsa do të propozohet ngritja e një qendre të tillë edhe në Kapshticë. Autoritetet shqiptare do të jenë të përkushtuara për të adresuar çështjet bilaterale me vendet fqinje, duke arritur kështu një nga ato përparësi të rëndësishme të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë, atë të fqinjësisë së mirë. Bashkëpunimi rajonal Marrëveshja që aktualisht negociohet, e njohur si “Shengeni Ballkanik”, do të jetë një tjetër hap i rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve, edhe me kartë identiteti, dhe të mallrave. Nga ana tjetër, kjo marrëveshje do të kontribuojë në përafrimin e kuadrit ligjor dhe atij praktik, me ato të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, kërkohet që të gjenden mekanizmat e bashkëpunimit rajonal, për reagimin e shpejtë në rast të përkeqësimit të situatës së migracionit të parregullt në kufijtë e secilit prej vendeve të rajonit, ku të parashikohet mbështetja me burime njerëzore dhe logjistike, për menaxhimin e një situate të mundshme. Qendrat rajonale të bashkëpunimit konsiderohen si një mekanizëm efektiv në Viti 2021 – Numri 7 menaxhimin e kufijve të përbashkët. Prandaj kërkohet të shikohet mundësia e ngritjes së një qendre rajonale për koordinimin e mbikëqyrjes së kufirit detar, me pjesëmarrjen e vendeve që lagen nga deti Adriatik dhe Deti Jon. Njëkohësisht, do të forcohet bashkëpunimi dhe pjesëmarrja në aktivitete që do të zhvillohen nga institucionet e bashkëpunimit rajonal si: Sekretariati i Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore; Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC); Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC); Iniciativa Rajonale për Migracionin, Azilin dhe Refugjatët. Bashkëpunimi me Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX) Marrëveshja Statutore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian “Për veprimet e ndërmarra nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX) në Shqipëri”, ratifikuar me ligjin nr. 6/2019, datë 7.2.2019, përfshin të gjitha aspektet e zbatimit të aktiviteteve të Agjencisë që mund të zhvillohen në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo nënkupton zhvillim e operacioneve të përbashkëta në territorin e Republikës së Shqipëri, siç është Operacionin JO FOA Western Balkan, në Shqipëri, i cili filloi zbatimin me 22 maj 2019. Ky është operacioni i parë që Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare zhvillon në një vend të tretë, e cila konsiderohet histori suksesi. Ky bashkëpunim, do të forcohet më tej dhe do të zgjerohet me zhvillimin e Operacioneve të ngjashme në kufirin detar. Vendosja e oficerit ndërlidhës të FRONTEX-it në Shqipëri, do të jetë një tjetër hallkë e rëndësishme e bashkëpunimit shumëpalësh ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare. Ky bashkëpunim do të kontribuojë edhe aplikimin e standardeve Evropiane në Menaxhimin e Integruar të Kufirit, nëpërmjet ekspertizës në mbështetjes në fushën e forcimit të kapaciteteve profesionale dhe logjistike. Masat në vendet e tjera Bashkëpunimi ndërkombëtar operacional kërkon ngritjen e një grupi të ekspertëve të fushave të ndryshme të sigurisë kufitare të cilët duhet të jenë të gatshëm në çdo kohë për t’u angazhuar me detyra në vendet e tjera. Identifikimi i këtyre ekspertëve duhet të bëhet mbi baza të forta të Faqe|1411

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents