Fletorja Zyrtare eksperiencës dhe rezultateve në punë, si dhe të aftësisë për të trajnuar dhe operuar në ambiente pune multinacionale. Situatat e ndryshme që shkaktohen nga fenomene të diktuara nga situatat e sigurisë në vendet tjera, mund të diktojnë nevojën e vendosjes së oficerëve ndërlidhës. Shembulli i qartë është situata e imigracionit të parregullt të shtetasve të vendeve të treta drejt kufijve tanë, por edhe imigracioni i parregullt i shtetasve shqiptar në vendet tjera. Në këto kushte, duhet të merren masa për identifikimin e kandidatëve të mundshëm për oficerë ndërlidhës të migracionit, të cilët do të shërbejnë si ura lidhëse ndërmjet shërbimeve të policisë kufitare dhe migracionit të vendeve të tjera me ato shqiptare, të cilët do të kontribuojnë në shkëmbimin e informacionit në fushën e migracionit dhe do të lehtësojnë procedurat e kthimit. Po kështu, do të punohet për nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe të ripranimit me këto shtete. Ndryshimi situatës në kufijtë e vendeve të tjera, qoftë ato fqinje por edhe të vendeve të Bashkimit Evropian, mund të diktojë nevojën e pjesëmarrjes në operacione në nivel bilateral, por edhe të koordinuara nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX). Shqipëria ka kontribuar dhe vijon të kontribuojë në operacione të tilla. Pjesëmarrja në këto operacione do të vijojë dhe njëkohësisht do të zgjerohet numri i pjesëmarrësve të mundshëm në këto operacione. Për shkëmbimin e informacionit midis agjencive ligjzbatuese dhe ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të CEFTA-s do të implementohet platforma SEED+, e cila do të mundësojë shkëmbimin e informacioneve paraprake, jo vetëm ndërmjet autoriteteve doganore, por edhe autoriteteve të tjera që veprojnë në kufi. Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet përmbushjes së masave të mëposhtme: Masa 1: Nënshkrimi i Marrëveshjes për ngritjen e Qendrës së Bashkëpunimit Policor dhe Doganor me Greqinë, në Kakavijë dhe vënia në funksionim e kësaj Qendre; Masa 2: Ndërtimi dhe vënia në funksion e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj; Masa 3: Vënia në funksion e Pikës së Përbashkët të Kalimit Kufitar me Malin e Zi, në Grabom; Faqe|1412 Viti 2021 – Numri 7 Masa 4: Forcimi i bashkëpunimit me Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, FRONTEX, nëpërmjet së cilës synohet rritja e nivelit të përgjegjësisë të shërbimeve në kufi për respektimin e të drejtave të njeriut në përputhje me konventat përkatëse, marrja e masave dhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta me FRONTEX për parandalimin dhe bllokimin e migracionit të paligjshëm nëpërmjet kufijve shtetërorë; Masa 5: Vendosja e bashkëpunimit operacional midis QKK Tiranë dhe Qendrave të Përbashkëta për Bashkëpunimin në Plavë, Vërmicë (Morinë) dhe Qafë Thanë, nëpërmjet së cilës synohet forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje në zbatim të Marrëveshjeve e Protokolleve për shkëmbimin e informacionit me policinë kufitare të vendeve fqinje; Masa 6: Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje në zbatim të Marrëveshjeve e Protokolleve për patrullimet e përbashkëta kufitare me policinë kufitare të vendeve fqinje, nëpërmjet së cilës synohet rritja e numrit të patrullimeve dhe operacioneve të përbashkëta; Masa 7: Përmirësimi i sistemit, që mundëson shkëmbimin e informacioneve paraprake me administratat doganore të vendeve anëtare të CEFTA-s dhe ndërmjet agjencive që operojnë në kufi nëpërmjet implementimit të platformës SEED+. 1.6 Objektivi specifik 6, i qëllimit të politikës 1: Përmirësimi i sistemit të ripranimit (kthimit dhe pranimit) të shtetasve të huaj dhe vendas në përputhje me marrëveshjet e lidhura dhe në bashkëpunim me misionet diplomatike dhe konsullore. Kthimi efektiv i shtetasve të huaj nënkupton kthimin e personave të cilëve u është refuzuar hyrja në kufi ose që kanë një vendim përfundimtar për t’u kthyer, duke u dhënë përparësi atyre që paraqesin një rrezik sigurie. Ministria e Brendshme, nëpërmjet strukturës së Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit; Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen dhe Drejtat e Fëmijës; Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet strukturës për çështjet konsullore, kanë përgjegjësinë kryesore për hartimin e politikave për kthimin/ripranimin e të huajve me qëndrim të paligjshëm në Shqipëri, si dhe për implementimin e instrumenteve juridike

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents