Fletorja Zyrtare dypalëshe dhe shumëpalëshe (marrëveshje ripranimi), me qëllim ndjekjen dhe kryerjen e procedurave të kthim/ripranimit të shtetasve të saj, kthimet vullnetare, kthim vullnetar i asistuar, zbatimi i së cilës asistohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në Shqipëri (IOM). Inicimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të ripranimit është një politikë konstante institucionale. Zbatimi i procesit të kthim/ripranimeve mbështetet nga oficerët e kontaktit shqiptarë dhe/ose të huaj, si dhe stafet konsullore shqiptare dhe/ose të huaja që marrin pjesë në praktikat e bashkëpunimit për realizmin e kthim/ripranimit të personave. Si rezultat i refuzimit të azilkërkimit për shtetas shqiptarë në disa shtete të BE-së, kthimet, pas përfundimit të procesit të azilkërkimit, nga një natyrë detyruese janë konvertuar në një natyre vullnetare. Bisedimet dypalëshe i kanë paraprirë potencimit të fenomenit të kthimit vullnetar, kryesisht nëpërmjet fluturimeve speciale, me eskortat e tyre, nga shtete të BE-së si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Suedia, Spanja, Holanda, Belgjika, Italia etj. Shumë fluturime të kësaj natyre koordinohen nga FRONTEX (Agjencia Evropiane e Menaxhimit të Kufijve dhe Rojës Bregdetare). Që nga viti 2014 e në vazhdim, në koordinim me FRONTEX dhe në bashkëpunim me disa vende të BE-së (kryesisht Franca), kryhen periodikisht fluturime të përbashkëta riatdhesimi (CROCollecting Return Operation) me eskortë shqiptare, e trajnuar dhe certifikuar nga FRONTEX. Avokati i Popullit (Ombudsman), si monitorues kombëtar, është i pranishëm në çdo fluturim të tillë, me qëllim monitorimin dhe respektimin e të drejtave të shtetasve, subjekte të kthim/ripranimit. Sistemi elektronik (FER) i hedhjes dhe menaxhimit të dhënave identitare dhe biometrike për shtetasit e huajt me qëndrim të parregullt, implementimi i së cilës ka filluar në gusht 2014, përbën një bazë të fuqishme informacioni që mundëson në kohë reale përftimin dhe shkëmbimin e informacionit operacional në kuadër të trajtimit të çështjeve të migracionit të parregullt dhe kthimeve. Për të siguruar kushtet për një kthim efektiv në vendin e origjinës apo të tranzitit policia kufitare dhe migracionit mund të marrë masën e ndalimit administrativ në një qendër. Ndalimi në një Qendër të Mbyllur është masa e fundit administrative që Viti 2021 – Numri 7 merret dhe ekzekutohet nga autoriteti shtetëror përgjegjës për trajtimin e të huajve kur janë ezauruar të gjitha masat e mundshme alternative. I huaji mbahet i ndaluar në qendër të mbyllur, të ngritur posaçërisht për këtë qëllim, në afate sa më të shkurtra kohore, derisa të kryhen procedurat ligjore për të mundësuar largimin/dëbimin e tij nga Republika e Shqipërisë. Inicimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të ripranimit të shtetasve të vendeve të treta/personave pa shtetësi me vendet e origjinës dhe transitit, është dhe mbetet një politikë konstante institucionale. Në fushën e trajtimit të migracionit të parregullt duke siguruar kthimin efikas dhe të qëndrueshëm, për Shqipërinë vazhdon të jetë prioritet në veçanërisht kthimi vullnetar. Në përputhje me direktivën e kthimit, politika e kthimit në Shqipëri mbështet kthimin vullnetar të personave të cilët janë subjekt i një mase ligjore për t’u larguar nga territori i Shqipërisë. Politikat e kthimit, ripranimeve, politika e largim/dëbimeve, politika e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të imigrantëve dhe mbrojtjes së të dhënave personale, masat represive dhe ankimimi ndaj tyre etj., janë të shprehura në normativën ligjore për të huajt (ligji nr. 108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar, me ligjin nr. 74/2016, dhe aktet normative në zbatim të tij; udhëzimi i ministrit të Brendshëm nr. 293, datë 4.6.2015, “Mbi trajtimin e shtetasve të huaj me qëndrim të parregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë”; procedura standarde për procesin e përzgjedhjes nr. 172, datë 8.2.2018; procedura standarde e largim/dëbimit nga territori i RSH-së nr. 176, datë 8.2.2018). Departamenti për Kufirin dhe Migracionin ndjek dhe përditëson panoramën situacionale dhe prognozën e situatës së kthimeve. Kthim/ripranimet e shtetasve të huaj përbëjnë një sfidë për autoritetin e policisë kufitare dhe migracionit. Strukturat e interesuara në Ministrinë e Brendshme dhe Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministritë e përfshira në çështjet e kthim/ripranimeve, do të ndjekin në dinamike evolucionin ligjor dhe praktikat më të mira evropiane në fushën e kthimeve me qëllim transpozimin e tyre në legjislacionin kombëtar. Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet përmbushjes së masave të mëposhtme: Faqe|1413

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents