Fletorja Zyrtare Kufitare dhe Dogana për kontrollet kufitare në përputhje me rekomandimet e Katalogut Schengen. Masa 2: Rindërtimi i Pikave të Kalimit Kufitar, e cila synon rindërtimin dhe riparimi i PKK-së sipas standardeve të kërkuara. Kjo masë synon të realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme: - rindërtimi i Pikës së Kalimit Kufitar QafëBotë. - rikonstruksioni i godinës së Degës Doganore Vlorë; - rikonstruksioni dhe ndërtimi i ambienteve shtesë në Degën Doganore Morinë; - rikonstruksioni dhe zgjerimi i Terminalit për krijimin e kushteve optimale për udhëtaret e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë etj. Masa 3: Përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së IT-së për menaxhimin e kufijve, nëpërmjet së cilës synohet lidhja me sistemin TIMS i 13 stacioneve të policisë kufitare në të cilat mungon ky sistem. Masa 4: Pajisjen e pikave të kalimit kufitar me lexues optik portabël të dokumenteve të udhëtimit, nëpërmjet së cilës synohet, pajisja me 10 lexues portabël. 2.2 Objektivi specifik 2, i qëllimit të politikës 2: Negocimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe doganor. Marrëveshja për ngritjen e Pikave të Përbashkëta të Kalimit Kufitar me Republikën e Kosovës, atë të Grabomit dhe të Zogajve me Malin e Zi, kanë qenë hapa të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për lehtësimin e qarkullimit legjitim të shtetasve dhe mallrave. Ndërkohë, duhet të vijojnë përpjekjet për ndryshim e statusit të të gjitha pikave të kalimit kufitar me Malin e Zi, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për ndryshimin e statusit të të gjitha pikave të kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, kërkohet të forcohet bashkëpunimi operacional për mbikëqyrjen e përbashkët të kufirit, duke rritur numrin e patrullimeve të përbashkëta me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet nënshkrimit të marrëveshjes për ngritjen dhe funksionimin e Qendrës së Bashkëpunimit Policor dhe Doganor me Greqinë, në Kakavijë, ndërsa do të propozohet ngritja e një qendre të tillë edhe në Kapshticë. Viti 2021 – Numri 7 Autoritetet shqiptare do të jenë të përkushtuara për të adresuar çështjet bilaterale me vendet fqinje, duke arritur kështu një nga ato përparësi të rëndësishme të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë, atë të fqinjësisë së mirë. Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet përmbushjes së masave të mëposhtme: Masa 1: Përfundimi i negociatave dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ngritjen e Pikave të Përbashkëta të Kalimit Kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore me Maqedoninë e Veriut, i cili do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme: - negocimi dhe nënshkrimi i protokolleve të zbatimit të marrëveshjes për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore me Maqedoninë e Veriut, për çdo pikë të kalimit kufitar; - trajnimi i personelit të pikave të përbashkëta të kalimit kufitar për kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore; - vënia në funksion e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe zbatimin e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore. Masa 2: Nënshkrimi i marrëveshjes për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore me Malin e Zi, i cili do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme: - fillimi i negociatave, nënshkrimi i marrëveshjes për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore; - negocimi dhe nënshkrimi i protokolleve të zbatimit të marrëveshjes për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore me Malin e Zi, për çdo Pikë të Kalimit Kufitar; - trajnimi i personelit të Pikave të pikë të kalimit kufitar përbashkëta të kalimit kufitar për kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore; - vënia në funksion e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe zbatimin e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore; Masa 3: Negocimi dhe nënshkrimi i protokolleve të zbatimit të marrëveshjes për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore me Republikën e Kosovës, për çdo Faqe|1415

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents