Fletorja Zyrtare
mbikëqyrjes së kufirit, do të shoqërohen me
trajnime të specializuara, me qëllim përdorimin sa
më efektiv të këtyre sistemeve dhe pajisjeve.
Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet
përmbushjes së masave të mëposhtme:
Masa 1: Krijimi i posteve të punës për trajnimin
online të rojeve kufitare, i cili do të realizohet
nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme:
- Instalimi i 3 (tre) kompjuterëve personal në
çdo strukturë vendore (DVKM, Reparti DELTA,
Qendra e Mbyllur Karreç, IQP) dhe në
Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, për të
mundësuar trajnimin online të rojeve kufitare.
- Instalimin e software-ve të nevojshme për
mundësimin e trajnimeve online.
- Krijimin në TIMS të portalit të moduleve të
trajnimit për Policinë Kufitare dhe Migracionit.
Masa 2: Zhvillimi i trajnimeve për sigurinë e
dokumenteve të trajnimit me rojet kufitare të
Pikave të Kalimit Kufitar, i cili do të realizohet
nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme:
- zhvillimi trajnimeve rifreskuese për sigurinë e
dokumenteve të udhëtimit;
- zhvillimin e trajnimeve të avancuara për
sigurinë e dokumenteve të udhëtimit, për
punonjësit e policisë së vijës së dytë të kontrollit
kufitar.
Masa 3: Shkëmbimi i eksperiencës në fushën e
sigurisë së dokumenteve të udhëtimit në nivel
bilateral dhe në kuadër të operacioneve të
koordinuara nga Agjencia Evropiane e Rojës
Kufitare dhe Bregdetare, FRONTEX, nëpërmjet
së cilës synohet pjesëmarrja në çdo operacion të
koordinuar nga FRONTEX.
3. Qëllimi i politikës 3: respektimi i plotë i të
drejtave themelore, përfshirë trajtimin e çdo
individi me respekt të plotë për dinjitetin dhe
mundësimin e
qasjes
në
mbrojtjen
ndërkombëtare të atyre që kanë nevojë
3.1 Objektivi specifik 1, i qëllimit të politikës
3: Përmirësimi i nivelit të respektimit, mbrojtjes dhe
promovimit të të drejtave themelore, sjelljes
profesionale të oficerëve të kontrollit kufitar, si dhe
aftësive të tyre profesionale për përdorim më efikas
të pajisjeve teknike, trajnimit dhe zhvillimit
profesional.
Punonjësit e Policisë së Shtetit, rojet kufitare
dhe ato të menaxhimit të migracionit, punonjësit e
Doganës dhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit
që operojnë në kufi, ushtrojnë aktivitetin e tyre në
Viti 2021 – Numri 7
përputhje me Kushtetutën, aktet ndërkombëtare,
ligjet dhe rregulloret e tjera, duke iu përmbajtur
normave të sjelljes dhe etikës, veçanërisht atyre që
kanë të bëjnë me detyrimin për t’u shërbyer
shtetasve shqiptarë dhe të huaj, respektimin e
ligjshmërisë, ushtrimi i të drejtave të njeriut,
mosdiskriminimi gjatë ushtrimit të funksioneve e
detyrave, ndalimin e torturës dhe trajtimit
degradues, dhënien e ndihmës së menjëhershme
për viktimat, detyrimi për të mbrojtur
informacionin e klasifikuar dhe të dhënat
personale, detyrimit për të refuzuar urdhrat e
paligjshëm dhe të kundërshtojë çdo formë të
korrupsionit.
Punonjësit e të gjitha agjencive do të vijojnë të
ushtrojnë kompetencat, duke synuar minimizimin e
efekteve të dëmshëm, duke parandaluar dhe
shmangur, në çdo rast, diskriminim e qytetarëve në
bazë të racës, ngjyrës, kombësisë, origjinës sociale
ose etnike, përkatësisë së pakicave kombëtare,
gjuhës, besimit fetar, mendimit ndryshe, gjinisë,
identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendjes
shëndetësore, aftësisë së kufizuar, moshës, statusit
martesor, përkatësia në grup ose supozimi i
përkatësisë në një grup të caktuar, bindjes politike,
anëtarësisë në sindikatë ose organizatë, si dhe në
bazë të karakteristikave personale.
Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet
përmbushjes së masave të mëposhtme:
Masa 1: Vijimi i trajnimit të rojeve kufitare për
procedurat standarde të përzgjedhjes dhe referimit
të të huajve të parregullt;
Masa 2: Rishikimi i procedurave për
përzgjedhjen e shtetasve të huaj që kërkojnë
mbrojtje ndërkombëtare në vendin tonë;
Masa 3: Trajnim i vazhdueshëm i rojeve
kufitare për grumbullimin dhe përdorimin e të
dhënave personale;
Masa 4: Zhvillimi i trajnimeve të vazhdueshme
për trajtimin e shtetasve të huaj në territorin e
Republikës së Shqipërisë, në përputhje me
legjislacionin për të huajt.
3.2 Objektivi specifik 2, i qëllimit të
politikës 3: Kontrolli i cilësisë në zbatimin e ligjit
për menaxhimin e kufijve dhe sjellja e policëve dhe
doganierëve të përfshirë në kontrollin kufitar dhe
doganor të kryhet në përputhje aktet ligjore dhe
nënligjore dhe me standardet e BE-së.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka
miratuar një kod etik që është në përputhje me
Faqe|1417
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents