Fletorja Zyrtare standardet e Kodit Evropian të Etikës së Policisë, i cili përcakton standardet dhe rregullat e sjelljes për oficerët e policisë në kryerjen e detyrave të tyre. Krahas aktivitetit kontrollues të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, Avokatit të Popullit apo vlerësimeve të organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, Policia e Shtetit dhe shërbimet e tjera kufitare kanë krijuar një sistem të kontrollit të cilësisë në procesin e punës, zbatimin e autoritetit dhe zbatimin e ligjit. Në përputhje me rregullat e përcaktuara, Policia Kufitare do të hartojë plane kontrolli tematik dhe ad-hoc, për çështje të veçanta dhe/apo ankesave, sipas procedurave standarde të punës për raste të tilla. Në përputhje me programet vjetore të punës, nga zyrtarët e autorizuar të Policisë Kufitare (në Departamentet dhe Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit) do të planifikohen dhe kryhen kontrolle, inspektime të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Vëmendje të veçantë do t’i kushtohet ngritjes së mekanizmave të vlerësimit Schengen, të vlerësimit të cenueshmërisë (vulnerabilitetit) të sigurisë kufitare dhe mekanizmave të mundshëm kombëtarë për të siguruar zbatimin e ligjit në fushën e menaxhimit të kufijve. Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet përmbushjes së masave të mëposhtme: Masa 1: Përgatitja dhe miratimi i procedurave standarde të punës për zhvillimin e inspektimeve tematike të aktivitetit të strukturave për kufirin dhe migracionin, nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin. Masa 2: Hartimi i planit vjetor të inspektimit të strukturave vendore për kufirin dhe migracionin. Masa 3: Zhvillimi i inspektimeve ad-hoc për probleme që mund të ndeshen apo në ndjekje të ankesave të shtetasve të ndryshëm, për aktivitetin e rojeve kufitare dhe/ose strukturave vendore për kufirin dhe migracionin. 3.3 Objektivi specifik 3, i qëllimit të politikës 3: Sigurimi i qasjes në mbrojtjen ndërkombëtare atyre që kanë nevojë. Ligjshmëria, mosdiskriminimi dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut janë parime që qëndrojnë në themel të veprimtarisë së Faqe|1418 Viti 2021 – Numri 7 Policisë së Shtetit.75 Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut të personave që kalojnë kufirin shtetëror ose kalojnë kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme është vlerë e patjetërsueshme dhe një përparësi e Policisë Kufitare. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet grupeve vulnerabël, veçanërisht të miturve të pashoqëruar dhe viktimave të dyshuara të dhunës ose trafikimit. Në këtë drejtim, nevojitet të forcohen kapacitetet për identifikimin e personave që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, për ndihmë juridike, si dhe për kthimin efektiv të personave që nuk kualifikohen për mbrojtje ndërkombëtare. Në çdo rast nga ana e shërbimeve të policisë kufitare dhe migracionit, është vepruar dhe do të veprohet në përputhje të plotë me të drejtat universale të njeriut ku parashikohet se “gjithkush ka të drejtë të kërkojë dhe gëzojë në vende të tjera azil nga ndjekjet...”76, dhe nga legjislacioni shqiptar i cili parashikon se, “Në Republikën e Shqipërisë garantohet e drejta për azil e të huajit apo personit pa shtetësi, i cili, për shkak të frikës së bazuar të persekutimit, për arsye të racës, besimit fetar, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose bindjes politike, ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së vet ose jashtë vendbanimit të zakonshëm të mëparshëm dhe nuk ka mundësi ose dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi, si pasojë e këtyre ngjarjeve, për arsye të kësaj frike”.77 Policia e Shtetit do të respektojë me korrektësi parimin e mos-kthimit, të sanksionuar në legjislacionin shqiptar, ku parashikohet se, “Republika e Shqipërisë njeh dhe respekton detyrimin e autoriteteve për të mos kthyer a prapësuar, ekstraduar apo larguar jashtë territorit të saj personat që kanë përfituar apo kërkuar të drejtën e azilit apo të formave të tjera të mbrojtjes....”.78 Procesi i azilit kërkon bashkëpunim të ngushtë midis Policisë Kufitare dhe Drejtorisë për Shtetësinë dhe Azilin dhe me çdo organizatë vendase dhe ndërkombëtare për pritjen dhe 75 Neni 5, i ligjit nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar. 76 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, neni 14/1. 77 Ligji nr. 121/2014 “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, neni 4. 78 Neni 6, i ligjit nr. 121/2014, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents