Fletorja Zyrtare trajtimin e shtetasve të huaj që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare. Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet përmbushjes së masave të mëposhtme: Masa 1: Vijimi i trajnimit të rojeve kufitare për procedurat standarde të përzgjedhjes dhe referimit të të huajve të parregullt. Masa 2: Rishikimi i procedurave për përzgjedhjen e shtetasve të huaj që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në vendin tonë. Masa 3: Trajnimi i rojeve kufitare për procedurat e reja për përzgjedhjen e shtetasve të huaj që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në vendin tonë. PJESA III. PROJEKTET KRYESORE PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË Projekti i ngritjes dhe funksionimit të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Kjo masë synon të bëjë përafrim të pjesshëm të legjislacionit kombëtar me rregulloren nr. 1052/2013, e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit për ngritjen e Sistemit Evropian të Mbikëqyrjes së Kufirit (Eurosur). Rregullorja (BE) 2019/1896, u rekomandon Shteteve Anëtare të krijojnë qendra kombëtare koordinimi në mënyrë që të përmirësojnë shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërmjet Shteteve Anëtare, në lidhje me mbrojtjen e kufirit kombëtar dhe zbatimin e kontrollit kufitar. Për funksionimin efektiv të EUROSUR, është thelbësore që të gjitha autoritetet kombëtare përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të bashkëpunojnë përmes Qendrave Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Në këtë kontekst, Shqipëria do t’i kushtojë vëmendje të veçantë ngritjes së Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, në planin e veprimit 2024–2027. Kosto totale potenciale për realizimin e projektit dhe ndërtimi i zyrave të nevojshme për funksionimin normal të QKK parashikohet të jetë 5,000,000 lekë e cila mund të jetë me financim të huaj ose me buxhet shteti. Ndërsa ngritja e infrastrukturës për përcjelljen e informacionit të nevojshëm në QKK dhe QKR nga të gjitha sistemet e ngritura dhe ato që do të ngrihen për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit parashikohet të jetë 20,000,000 lekë e cila pritet të financohet nga donatorë. Viti 2021 – Numri 7 Projekti i rindërtimit të pikave të kalimit kufitar Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të ndërmarrin aktivitete për ndërtimin, rindërtimin, adaptimin dhe pajisjen e vendkalimeve kufitare, duke marrë parasysh që tendenca e vazhdueshme e rritjes së trafikut në pikat e kalimit kufitar kërkon përmirësimin e duhur të infrastrukturës kufitare. Aktivitetet për ndërtimin dhe pajisjen e pikave të kalimit kufitar janë ndërmarrë për të bërë të mundur që kontrolli kufitar të kryhet në mënyrë të sigurt, në përputhje me standardet dhe kushtet e përcaktuara. Përparim të konsiderueshëm ka pasur në drejtim të rregullimit dhe pajisjeve, por jo të gjitha pikat e kalimit kufitar kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në përputhje me Dekretin për Standardet dhe Kushtet, të cilat duhet të përmbushen në drejtim të rregullimit dhe pajisjeve, sipas rekomandimeve të BE-së dhe katalogut të praktikave më të mira në këtë fushë. Sa më sipër, në planin e veprimit 2021–2023 është parashikuar rindërtimi i disa PKK-ve, si më poshtë: - rindërtimi i pikës së kalimit kufitar Qafë-Botë, kostoja potenciale e të cilës është 2,000,000 euro, e cila do të financohet nga donatorët; - rikonstruksioni i godinës së degës doganore Vlorë, kostoja potenciale e të cilës është 260,000 euro, cila do të financohet nga buxheti i shtetit; - rikonstruksioni dhe ndërtimi i ambienteve shtesë në degën doganore Morinë, kostoja potenciale e të cilës është 663,000 euro, cila do të financohet nga buxheti i shtetit; - rikonstruksioni dhe zgjerimi i terminalit për krijimin e kushteve optimale për udhëtarët e pikës së kalimit kufitar Kakavijë kostoja potenciale e të cilës është 583,000 euro, cila do të financohet nga buxheti i shtetit. PJESA IV: ZBATIMI, PËRGJEGJËSIA E INSTITUCIONEVE, RAPORTIMI DHE MONITORIMI 1. Përgjegjësia e institucioneve Siç u theksua me lart, menaxhimi i integruar i kufirit është bashkërendimi dhe bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar ndërmjet të gjitha autoriteteve dhe agjencive, të përfshira në sigurinë kufitare dhe lehtësimin e tregtisë, me qëllim përsosjen e sistemeve të efektshme dhe me rendiment të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Faqe|1419

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents