Fletorja Zyrtare 3. Modalitetet e zbatimit 3.a) Menaxhimi direkt nga Komisioni Granti – Thirrja për propozime: 3,480,000 euro Janë parashikuar dy lloje thirrjesh: i. Thirrje për projektpropozime për ndërhyrje strategjike me një ndikim të rëndësishëm (ose strategjik) ndërkufitar. Siç u përmend në programin CBC 2014–2020, Shqipëri–Kosovë, përfituesve u jepet mundësia që të konsiderojnë përdorimin e një pjese të alokimit financiar të programit (p.sh., një ose dy nga alokimet vjetore) për të financuar një ose më shumë projekte strategjike, në lidhje me prioritetet tematike: 1. “Mbrojtja e mjedisit, përshtatja dhe zbutja e ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve”; dhe 2. “Turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe natyrore”. Projektet strategjike përcaktohen si ndërhyrje që kanë një ndikim domethënës ndërkufitar në të gjithë zonën e programit, të cilat, në mënyrë të pavarur ose në kombinim me projekte të tjera strategjike, kontribuojnë në mënyrë thelbësore në arritjen e objektivave kryesorë në nivelin prioritar. Disa kritere të përgjithshme për zgjedhjen e projekteve strategjike do të ishin: ndikimi në të dyja anët e zonës së programit; lidhje me strategji rajonale ose të tjera për zhvillimin e zonave kufitare; niveli i kontributit dhe bashkëfinancimi nga autoritetet rajonale; numri i popullsisë që përfiton nga ndërhyrja; efektiviteti i kostos së ndërhyrjes; në mënyrë plotësuese me veprime paralele dhe qëndrueshmëri të ndërhyrjes. Për më tepër, këto projekte duhet të kenë një dokumentacion të plotë të tenderit dhe, në rast të investimeve në infrastrukturë, përveç vlerësimeve të nevojshme të ndikimit në mjedis, të gjitha lejet e nevojshme për vendndodhjen dhe ndërtimin. Përmes konsultimeve ndërmjet përfituesve (d.m.th. Shqipërisë dhe Kosovës) të lehtësuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, llojet e aktiviteteve që do të financohen do të identifikohen në përputhje me seksionin 3.2, “Përshkrimi i përparësive të programit” të programit CBC 2014– 2020 (shtojca 2 e vendimit zbatues të Komisionit C (2014) 9574 të 11 dhjetorit 2014) dhe, më pas, Autoriteti Kontraktues i Programit do të publikojë një thirrje të hapur për propozime. Viti 2021 – Numri 7 ii. Thirrje për propozim Aktivitetet e pranueshme janë të përcaktuara në seksionin 3.2 të programit ndërkufitar 2014–2020 (shtojca 2 e vendimit zbatues të Komisionit C (2014) 9574 të 11 dhjetorit 2014). Lista e mëposhtme është një përmbledhje që tregon veprimet/projektet kryesore të lejuara: - Fushatat e ndërgjegjësimit mjedisor; ndërhyrje infrastrukture mjedisore në shkallë të vogël dhe prokurimi i pajisjeve; sisteme monitorimi të integruara mjedisore; përgatitja e strategjive rajonale dhe planeve të veprimit për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, erozionin e tokës dhe parandalimin dhe zvogëlimin e rreziqeve artificiale dhe fatkeqësive natyrore (p.sh., ripyllëzimin dhe shërbimet e emergjencave civile); studime të përbashkëta në fushën e energjisë efektive; projekte në shkallë të vogël të energjisë së rinovueshme. - Ndërhyrje në shkallë të vogël rikonstruksioni, modernizimi dhe restaurimi për të lehtësuar tërheqjen turistike (p.sh., përmirësimin e vendeve potenciale turistike) dhe prokurimin e pajisjeve; zhvillimin e itinerareve tematike turistike të përbashkëta; promovimi i nismave të përbashkëta të turizmit; integrimi i trashëgimisë historike brenda ofertave turistike; hartat turistike (p.sh., historike dhe gastronomi); zhvillimin dhe promovimin e markave rajonale ekzistuese/të reja të produkteve tipike lokale (p.sh., produktet agroushqimore dhe punës me dorë); promovimi i teknikave të reja të marketingut të turizmit (p.sh., përdorimi i TIK-ut dhe multimedia); organizimi i festivale lokale, panaire dhe konkurse. - Nismat e vetëpunësimit dhe fuqizimit të rinisë; mbështetje ndaj fillimit të bizneseve të reja; nisma të përbashkëta për të parandaluar braktisjen e shkollës; kurrikula të përbashkëta dhe programe trajnimi profesionale dhe arsimore për brezat e rinj; shkëmbime njohurish dhe trajnime për kualifikime të reja për mësuesit; aktivitetet e përbashkëta të agjencive të punësimit; aktivitetet e krijimit të rrjeteve (p.sh., turne sportive, festivale dhe veprimtari kulturore e muzikore). 3.b) Elemente të veçanta të veprimit - Kriteret thelbësore të pranueshmërisë Përfituesit duhet të jenë persona juridikë dhe të vendosur në një nga vendet përfituese të IPA II që merr pjesë në programin BNK. Përfituesit potencialë mund të jenë: autoritetet lokale, qeveritë lokale dhe institucionet e tyre, Faqe|1321

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents