Fletorja Zyrtare
Sipas ligjit “Për Policinë e Shtetit”, në përbërje
të Policisë së Shtetit vepron struktura e Policisë
Kufitare dhe Migracionit me përgjegjësi kontrollin
dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, si dhe trajtimin e
shtetasve të huaj në territorin e Republikës së
Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Bashkëpunimi
mes
strukturave
dhe
institucioneve të ndryshme por edhe ndarja e qartë
e përgjegjësive mes të tyre do të luajë rol të
rëndësishëm në përmbushjen e kësaj përgjegjësie.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave
Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka si
përgjegjësi hartimin e politikës makroekonomike
dhe fiskale; administrimit të të ardhurave;
administrimit të buxhetit të shtetit; menaxhimit të
borxhit publik; administrimit financiar; menaxhimit
financiar dhe kontrollit; menaxhimit të asistencës
financiare të bashkimit evropian dhe menaxhimit të
fondeve të bashkimit evropian; inspektimit
financiar publik; bashkërendimit të përgjithshëm të
auditimit të brendshëm.
Shërbimi Doganor Shqiptar (SHDSH)
Autoritetet doganore kanë si përgjegjësi
kryesore mbikëqyrjen e tregtisë ndërkombëtare të
Republikës së Shqipërisë, duke kontribuar për
tregtinë e hapur e të drejtë në zbatim të politikave
tregtare dhe atyre të sektorëve të tjerë të ekonomisë
shqiptare, që ndikojnë në sigurinë e të gjithë
zinxhirit tregtar. Autoritetet doganore synojnë
mbrojtjen e interesave financiarë dhe mjedisorë të
Faqe|1422
Viti 2021 – Numri 7
Republikës së Shqipërisë nga tregtia e padrejtë dhe
e paligjshme, duke mbështetur ndërkohë aktivitetin
e ligjshëm të biznesit; garantimin e sigurisë e të
mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe të
banorëve të saj, si dhe mbrojtjes së mjedisit, kur
është e nevojshme, në bashkëpunim të ngushtë me
autoritetet e tjera; mbajtjen e balancës së duhur
ndërmjet kontrolleve doganore dhe lehtësimit të
tregtisë së ligjshme.
Struktura e SHDSH organizohet në dy nivele, si
më poshtë:
Nivel Qendror, Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave:
- Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm;
- Departamentin Teknik;
- Departamenti Administrativ;
- Departamenti i Akcizës dhe Departamenti i
TI;
- Departamenti Operativ Hetimor:
- Drejtoria Antitrafik;
- Drejtoria Antikontrabandës;
- Drejtoria Hetimit;
- Drejtoria e Informacionit, Analizës së Riskut
dhe Monitorimit;
- Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë
Intelektuale.
Nivel Lokal: 17 Degë Doganore
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes propozon dhe zbaton
politikën e mbrojtjes si një element të sistemit të
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents