Fletorja Zyrtare
Nëpërmjet këtij plan veprimi kërkohet
bashkëpunim në zbatim të ligjshmërisë në fushën e
peshkimit, si në hapësirën ujore detare dhe ato të
brendshme (liqenore) nëpërmjet koordinimit në
kuadër të QNOD-it, ku të organizohen patrullime
të përbashkëta të Inspektoratit të Peshkimit me
Rojën Bregdetare në hapësirën detare dhe me
strukturat e tjera shtetërore në ujërat e brendshme,
lumenjtë e liqenet, për parandalimin dhe
evidentimin e gjuetisë së paligjshme. Gjithashtu
bashkëpunim në kontrollin e përbashkët të pikave
doganorë tokësore mbi kontrollin kalimit të
paligjshëm të produkteve peshkore, si dhe kalimin
e specieve të ndaluara. Edhe pse Drejtoria e
Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës nuk
disponon inspektorë pranë pikave doganore, në
zbatim të plan veprimit do të bëhet e mundur
kontrolli i përbashkët periodik.
DSHPA-ja organizohet si Drejtori e
Përgjithshme me juridiksion në të gjithë territorin e
vendit dhe përbëhet nga 5 sektorë:
1. Sektori i Inspektimit dhe Kontrollit të
Peshkimit;
2. Sektori i Akuakulturës;
3. Sektori i Analizës Ekonomike dhe Buxhetit;
4. Sektori i Monitorimit dhe Infrastrukturës së
Peshkimit;
5.
Sektori
i
QNOD-it
(Qendra
Ndërinstitucionale Operacionale Detare).
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
është përgjegjëse, ndër të tjera, për propozimin e
një regjimi të vizave të përafruar gjithnjë e më
shumë me kodin Schengen. Vijimi i përpjekjeve për
uljen e numrit të shteteve në listën negative të BEsë.
Drejtoria e Çështjeve Konsullore, ndjek
regjimin e vizave me vendet e ndryshme,
bashkërendimin e punës ndërmjet aktorëve të
përfshirë në procesin e procedimit dhe vlerësimit të
aplikimeve për pajisje me vizë të shtetasve të huajt,
në përputhje me legjislacionin dhe regjimin në fuqi.
Personeli që trajton çështjet e vizave është i
përzgjedhur me kritere të përcaktuara qartë, të
aftë profesionalisht dhe të mirëtrajnuar. Konsujt
që emërohen kryejnë paraprakisht trajnimet pranë
strukturave dhe specialistëve përkatës. Gjithashtu
informohen paraprakisht për bazën ligjore të cilës
do t’i referohen në vijimësinë e punës së tyre me
Faqe|1424
Viti 2021 – Numri 7
procedimin e aplikimeve për pajisje me vizë të
shtetasve të huaj.
Gjithashtu, është synuar zhvillimi i teknologjisë
së informacionit në përputhje të plotë me
standardet e BE-së, me qëllim që të lehtësojë
shkëmbimin dhe menaxhimin e informacionit.
Sistemet e IT janë në përputhje të plotë me
standardet, sigurojnë ruajtjen dhe fshehtësinë e
të dhënave, bazuar në legjislacionin kombëtar
dhe marrëveshjet e nënshkruara.
Zhvillime të mëtejshme janë bërë lidhur me
aplikimet dhe shkëmbimin e informacionit, në
bashkëpunim me AKSHI-n. Të gjitha aplikimet për
marrjen e shërbimeve (përfshirë edhe vizat), kryhen
online. Shkëmbimi dhe menaxhimi i informacionit
në përputhje me standardet, ka lehtësuar kohën e
marrjes së shërbimeve për qytetarët, duke siguruar
mbrojtjen e të dhënave.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Sociale
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
është institucioni përgjegjës për hartimin dhe
zbatimin e politikave e të strategjive të zhvillimit në
sektorin e kujdesit shëndetësor, është përgjegjëse
për rregullimin e shërbimeve të kujdesit
shëndetësor dhe për bashkërendimin e punës
ndërmjet të gjithë aktorëve, brenda dhe jashtë
sistemit të kujdesit shëndetësor, të cilët
kontribuojnë dhe synojnë të garantojnë të drejtën
kushtetuese, të përcaktuar në nenin 55 të
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ajo ka si
mision, gjithashtu, garantimin e të drejtave
kushtetuese për mbrojtje e përfshirje sociale dhe
përkujdesje sociale e shanse të barabarta.
Institucionet e varësisë të cilat luajnë rol kyç në
përmbushjen e përgjegjësive të sektorit shëndetësor
dhe atij social sa u përket çështjeve ndërkufitare,
janë:
Instituti i Shëndetit Publik është struktura
kombëtare përgjegjëse për hulumtimin, studimin
dhe analizimin e situatës epidemiologjike të vendit.
1. Përcaktimin e strategjive dhe ndërhyrjeve për
parandalimin e sëmundjeve infektive, në bashkëpunim me strukturat vendore të shëndetit publik.
2. Koordinimin, udhëzimin dhe monitorimin e
zbatimit të masave të luftës kundër sëmundjeve
infektive, në përputhje me Rregulloren
ndërkombëtare të Shëndetit.
3. Bashkëpunimin, në përputhje me Rregulloren
Ndërkombëtare të Shëndetit, me strukturat
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents