Fletorja Zyrtare përkatëse për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive në ministrinë përgjegjëse për mbrojtjen, ministrinë përgjegjëse për drejtësinë, ministrinë përgjegjëse për rendin publik, ministrinë përgjegjëse për transportin dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. 4. Përcaktimin e rregullave në lidhje me transportin, izolimin, mjekimin dhe masat antiepidemike. Parandalimi dhe kontrolli i përhapjes së sëmundjeve të rënda të njerëzve përtej kufijve të vendit, në rajon, Bashkimin Evropian e më tej, dhe lufta ndaj kërcënimeve të tjera serioze ndërkufitare për shëndetin realizohet përmes rregullave për survejancën epidemiologjike, monitorimi, njoftimi i hershëm e i shpejtë, planifikimin e përgatitjeve dhe përgjigjes, në lidhje me këto aktivitete, bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet vendeve ndërkufitare dhe të Bashkimit Evropian. Masat ndërkufitare ndërmerren në kuadër të parashikimeve ligjore dhe rregullatore mbi “Survejancën epidemiologjike ndërkufitare” dhe “Kontrollin e infeksioneve në pikat e kalimit kufitar”. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik. ISHSH-ja organizohet në dy nivele; në nivel qendror dhe atë rajonal, për çdo qark të vendit. Në degët rajonale të ISHSH-së, që kanë në territorin e tyre pika të kalimit kufitar, funksionojnë njësitë kufitare të inspektimit shëndetësor në zbatim të legjislacionit në fuqi në këtë fushë. Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor zbaton dhe zbërthen në plane konkrete pune me indikatorë të matshëm politikat, strategjitë e zhvillimit, programet, kuadrin rregullator në fushën e shëndetësisë, duke u përqendruar në komponentët që lidhen me ofrimin e shërbimit shëndetësor. OSHKSH ka 4 (katër) Drejtori Rajonale të cilat kanë në strukturën e tyre sektorin e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike dhe Shëndetit Mjedisor. Ky shërbim ka për qëllim të monitorojë, zbatojë kuadrin ligjor dhe rregullator për zhvillimin e shërbimeve epidemiologjike dhe mbrojtjen e shëndetit mjedisor në shkallë qarku dhe bashkie. Kjo strukturë kontrollon zbatimin e detyrave në të gjitha strukturat e shërbimit shëndetësor publik ose privat si spitalet infektive dhe jo infektive, poliklinika, dispanseri, qendra Viti 2021 – Numri 7 shëndetësore, mjekët e institucioneve shkollore dhe parashkollore, klinikat private, pikat kufitare, etj., për evidentimin e gjendjes së sëmundjeve ngjitëse dhe informimin e rregullt të tyre në shërbimet e epidemiologjisë, për rastet me sëmundje ngjitëse dhe mbulesën e vaksinave, si edhe për marrjen e masave për zbulimin në kohë, shtrimin në spital, ose trajtimin në shtëpi, izolimin e vaksinimin në përputhje me rregullat, legjislacionin përkatës të sëmundjeve infektive dhe udhëzimeve të ISHP-së. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. Bazuar në detyrimet që burojnë nga Konventa e OKB “Për të drejtat e fëmijës”, në legjislacionin vendas njihet dhe përcaktohet e drejta e fëmijës për t`u zhvendosur nga vendbanimi ose kthimi i tij në vendin e origjinës duke pasur parasysh mendimin, pëlqimin dhe interesin më të lartë të fëmijës. Zhvendosja e fëmijës brenda ose jashtë vendit bëhet me marrëveshjen e të dy prindërve dhe në rastet e fëmijëve të pashoqëruar ata kanë të drejtën e kthimit, në një kohë sa më të shpejtë pranë prindërve apo kujdestarëve të tyre. Interesi më i lartë i fëmijës është konsiderata parësore në çdo veprim që ka të bëjë me fëmijën. Në zbatimin e këtij parimi mbahen parasysh nevojat e fëmijës për zhvillim fizik e psikologjik, edukim e shëndet, siguri, qëndrueshmëri, rritjen në një mjedis familjar, si dhe mendimi i fëmijës, në varësi të moshës dhe aftësisë së tij për të kuptuar. Shërbimi Social Shtetëror. Bazuar në ligjin nr. 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror”, SHSSH-i monitorin zbatimin e legjislacionit të shërbimeve shoqërore në të gjithë vendin ndërmjet strukturave të njësisë qendrore dhe drejtorive rajonale. Roli dhe përgjegjësitë e tij janë të përcaktuara në VKM-në nr. 542, datë 27.7.2005, “Për miratimin e statusit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar. Si institucioni ekzekutues ka përgjegjësi për dhënien e shërbimeve vetëm në institucionet që janë në administrim të tij, të cilat ofrojnë shërbime në nivel kombëtar. Në zbatim të VKM nr. 499/2018, “Procedurat standarde të veprimit për identifikimin dhe referimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit, SHSSH-ja bashkë me ASHMDF-në janë të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e identifikimit dhe referimit të VT. Faqe|1425

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents