Fletorja Zyrtare
2. Llogaridhënia, raportimi dhe monitorimi
Llogaridhënia
Përqasja dhe rishikimi i dokumentit strategjik do
të jetë sipas kërkesave të VKM-së nr. 290, datë
11.4.2020, “Për krijimin e bazës së të dhënave
shtetërore të sistemit informatik të planifikimit të
integruar (SIPI/IPSIS), për të siguruar
përputhshmërinë me Sistemin IPSIS”.
Procesi i llogaridhënies, monitorimit dhe
analizës vlerësuese do të bëhet nga strukturat
koordinuese si më poshtë:
- Grupi i menaxhimit të integruar të politikave
(GMIP);
- Komiteti Drejtues Sektorial (KDS) për çështjet
e rendit dhe sigurisë publike, i cili do të shqyrtojë
dhe miratojë raportet në zbatim të politikave dhe
objektivave të përcaktuar në këtë dokument
strategjik.
Ministria e Brendshme është institucioni
përgjegjës që udhëheq hartimin, koordinimin dhe
bashkërendimin e institucioneve të përfshira në
këtë Strategji.
Monitorimi
Krahas zbatimit të masave të përcaktuara në
Strategji dhe planin e veprimit, monitorimi i
vazhdueshëm i strukturave të angazhuara për
përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga këto
dokumente konsiderohet i nevojshëm për të
analizuar gjendjen reale gjatë zbatimit të tyre dhe
për të mbikëqyrur implementimin periodik, me
qëllim përmbushjen e tyre në mënyrë sa më
efektive.
Monitorimi dhe vlerësimi i punës së autoriteteve
që kanë detyrime për zbatimin e Strategjisë së
Menaxhimit të Integruar të Kufirit do të shërbejë
për të ndjekur ecurinë e Strategjisë, për të vlerësuar
shkallën e realizimit të politikave, objektivave të saj,
si dhe përmbushjes së masave dhe aktiviteteve.
Monitorimi i planit të veprimit të Menaxhimit të
Integruar të Kufirit 2021–2023, do të kryhet nga
Grupi për Menaxhimin e Integruar të Politikave
(GMIP), të miratuar me urdhrin e Kryeministrit nr.
157, datë 22.10.2018, “Për marrjen e masave për
zbatimin e qasjes së gjerë sektoriale/ndërsektoriale, si dhe
ngritjen
dhe
funksionimin
e
mekanizmit
sektorial/ndërsektorial të integruar”.
Procesi do të kryhet me pjesëmarrjen e
përfaqësuesve
nga
institucionet
kryesore
përgjegjëse për çështjet e sigurisë kufitare (përfshirë
MB/DPPSH,
MFE/DPD,
MBZHR/AKU,
Viti 2021 – Numri 7
MSHMS, MM/FD-RB, MEPJ, MIE/Drejtoria
Përgjithshme Detare, MASR, MK, QNOD),
donatorë dhe shoqëria civile, (përfaqësues të
organizatave joqeveritare).
Me synim garantimin e përmbushjes së
objektivave strategjike të Menaxhimit të Integruar
të Kufirit, bazuar në këtë dokument strategjik, do
të merren masat e mëposhtme:
- do të monitorohen treguesit e përcaktuar në
dokumentin strategjik;
- do të rekomandohen ndryshime në programet
sektoriale, duke pasur parasysh arritjet, rrethanat,
risqet dhe eksperiencat e mëparshme, si dhe në
përputhje me rekomandimet e progres raporteve të
Bashkimit Evropian;
- do të sigurohen konsultime me palët e
interesit, përfshirë shpërndarjen sistematike të
informacionit për publikun;
- do të jepet kontribut në rritjen e konsistencës
dhe integrimit të politikave dhe masave të sigurisë
në të gjitha nivelet e administrimit, si dhe në
përdorimin më të mirë të burimeve.
Monitorimi do të kryhet bazuar në raporte 6mujore dhe vjetore, për monitorimin dhe
koordinimin e zbatimit të objektivave dhe masave
të planit të veprimit.
Përmirësimet në sistemin e monitorimit dhe
vlerësimit synojnë të lehtësojnë/ndihmojnë në
përafrimin e kuadrit strategjik dhe prioriteteve në
fusha të ndryshme dhe të informojnë për politikat e
vendit të lidhura me menaxhimin e integruar të
kufirit. Fuqizimi dhe zgjerimi i kuadrit statistikor si
në MB, DPPSH dhe institucionet e tjera
përgjegjëse do të lehtësojë hartimin e politikave
bazuar në evidenca/të dhëna, si dhe do të
mundësojë vlerësimin objektiv për përmbushjen e
objektivave specifikë.
Raportimi
Të gjithë institucionet të ngarkuara me zbatimin
e Strategjisë Ndërsektoriale të Menaxhimit të
Integruar të Kufirit 2021–2027 dhe planin e
veprimit 2021–2023, do të hartojnë raporte mbi
bazë 6-mujore dhe njëvjeçare në zbatim të
detyrimeve të përcaktuara në planin e veprimit në
zbatim të Strategjisë, si dhe do të hedhin të dhëna
në sistemin IPSIS.
Ministria e Brendshme do të jetë institucioni
lider, i cili do të mbledhë, përpunojë dhe analizojë
raportet periodike 6-mujore dhe 1-vjeçare, që do të
Faqe|1427
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents