Fletorja Zyrtare
shoqatat e bashkive, agjencitë e zhvillimit,
organizatat mbështetëse të biznesit lokal, faktorët
ekonomikë, si NVM-të, organizatat turistike dhe
kulturore, OJQ-të, sindikatat e punës, institucionet
e trajnimit teknik dhe profesional, organet dhe
organizatat për mbrojtjen e natyrës, institucionet
publike përgjegjëse për menaxhimin e ujit,
shërbimet e zjarrit/emergjencave, shkollat, kolegjet,
universitetet dhe qendrat kërkimore, duke përfshirë
institucionet e trajnimit teknik dhe profesional.
b) Kriteret thelbësore të përzgjedhjes janë
kapaciteti financiar dhe operacional i aplikantit.
c) Kriteret kryesore për financimin: janë
relevanca, efektiviteti, qëndrueshmëria dhe
fizibiliteti, dhe kosto-efektiviteti i veprimit.
d) Shkalla maksimale e bashkëfinancimit të BEsë për grante në bazë të thirrjeve është 85% e vlerës
së lejueshme të projektit.
e) Shuma indikative e thirrjes (s) (pjesë e BE):
3,480,000 EUR, nga të cilat 2.040,000 EUR do të
ndahen për thirrjen për ndërhyrje strategjike dhe
1,440,000 për thirrjen e dytë.
Faqe|1322
Viti 2021 – Numri 7
Strukturat përgjegjëse mund të vendosin për të
publikuar m�� shumë thirrje për projektpropozime.
Çdo thirrje për propozime do të ketë të njëjtët
objektiva, rezultate dhe kritere thelbësorë
lejueshmërie, përzgjedhje dhe kontraktimi, siç
përshkruhet më sipër. Strukturat përgjegjëse mund
të vendosin të bashkojnë alokimet e vitit 2019 me
alokimet e mëvonshme të buxhetit.
f) Datë treguese për fillimin e thirrjes (s) për
propozime:
Semestri i parë 2020 për angazhimin
buxhetor për vitin 2018: fillimin e një thirrje për
propozim për veprime standarde në prioritetet 1, 2
ose 3 (të konfirmohet në konsultim me përfituesit
dhe Komitetin e Përbashkët të Monitorimit dhe
duke marrë parasysh nevojën për t’u përqendruar
më shumë, bën thirrje për propozime, siç
theksohet në paragrafin 2.1). Numri tregues i
granteve që do të akordohen: 3 deri 4.
Semestri i parë 2022: për angazhimet
buxhetore 2019 dhe 2020: lëshimi i thirrjes për
propozim për veprime strategjike. Vlera totale
2,040,000 EUR, për ndarjen nga 1 deri në 2 grante.
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents