Fletorja Zyrtare 100% Viti 2021 – Numri 7 Kosto të lidhura me Qëllimin e Politikave 0 1,292,406,000 90% 1,149,158,000 80% 70% 60% 50% 7,200,000 15,894,166,002 40% Kosto Kapitale 1,793,500,000 30% 20% 10% 0% Qëllimi i Politikës I Qëllimi i Politikës II VENDIM Nr. 1144, datë 24.12.2020 PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË OBJEKTIT “ATRIUM CENTER THUMANA”, NJËSIA ADMINISTRATIVE THUMANË, BASHKIA KRUJË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KRUJË SI NJËSI ZBATUESE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16, dhe 36, të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr. 97/2019, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave Faqe|1448 Qëllimi i Politikës III VENDOSI: 1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rindërtimit të objektit “Atrium Center Thumana”, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë, në vlerën 220 210 898 (dyqind e njëzet milionë e dyqind e dhjetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH. 2. Përdorimi i fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2020, për financimin e rindërtimit të objektit “Atrium Center Thumana”, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë, të jetë në vlerën 44 042 180 (dyzet e katër milionë e dyzet e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë) lekë pa TVSH dhe të përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit. 3. Caktimin e Bashkisë Krujë si njësi zbatuese për rindërtimin e objektit “Atrium Center Thumana”, njësia administrative Thumanë, Bashkia Krujë. 4. Fondi për financimin e rindërtimit të objektit arsimor “Atrium Center Thumana” i transferohet në formën e transfertës së pakushtëzuar njësisë zbatuese, Bashkisë Krujë.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents