Fletorja Zyrtare
MARRËVESHJE GRANTI DHE
PROJEKTI
DATË _____________
NDËRMJET KFW FRANKFURT AM
MAIN (KfW) DHE
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E
RINDËRTIMIT (MARRËSI) DHE FONDIT
SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT (FSHZH)
(AGJENCIA ZBATUESE E PROJEKTIT) PËR
11,000,000.00 EURO
- PROGRAM PËR RINDËRTIMIN E
NDËRTESAVE PUBLIKE (FAZA I)
– BMZ - NR. 2019 69 542
PËRMBAJTJA
Neni
1. Shuma dhe qëllimi i Grantit
2. Kanalizimi i Grantit tek Agjencia Zbatuese e
Projektit
3. Disbursimi
4. Pezullimi i disbursimit dhe kthimi i pagesave
5. Kostot dhe detyrimet
6. Deklarata kontraktuale dhe prokura e
përfaqësimit
7. Projekti
8. Publikimi dhe transferimi i informacionit në
lidhje me Projektin
9. Dispozita të ndryshme
Marrëveshje Përmbushjeje nga Marrësi
Marrëveshje Përmbushjeje nga Agjencia
Zbatuese e Projektit
Bazuar në notën verbale të datës 19 dhjetor
2019 dhe 17 mars 2020 të Ambasadës së
Republikës Federale të Gjermanisë Drejtuar
Qeverisë së Shqipërisë, Marrësi, Agjencia
Zbatuese e Projektit dhe KfW-ja lidhin
Marrëveshjen e mëposhtme të Grantit dhe të
Projektit (Marrëveshja):
1. Shuma dhe qëllimi i Grantit
1.1 KfW-ja i ofron Marrësit një grant që nuk
kalon shumën 11,000,000.00 euro (me fjalë:
njëmbëdhjetë milion) (Granti).
Granti nuk do të jetë i kthyeshëm nëse nuk
përcaktohet ndryshe në nenin 0.
Faqe|1450
Viti 2021 – Numri 7
1.2 Marrësi e kanalizon Grantin plotësisht tek
Agjencia Zbatuese e Projektit në përputhje me
kushtet e përcaktuara në nenin 0. Agjencia
Zbatuese e Projektit e përdor Grantin vetëm për
rindërtimin me kursim energjie të ndërtesave të
shkollave shtetërore, të cilat u shkatërruan nga
tërmeti (Projekti) dhe kryesisht për të paguar
koston e shkëmbimit valutor. Agjencia Zbatuese e
Projektit dhe KfW-ja përcaktojnë detajet e Projektit
dhe mallrat dhe shërbimet që do të financohen nga
Granti me anë të një marrëveshje të veçantë
“Marrëveshja e veçantë”) e cila do të
kundërfirmoset nga Marrësi, i përfaqësuar nga
Ministria e Rindërtimit.
1.3 Taksat dhe detyrimet e tjera publike në
ngarkim të Marrësit ose Agjencisë Zbatuese të
Projektit dhe detyrimet e importit nuk do të
financohen nga Granti.
2. Kanalizimi i Grantit tek Agjencia
Zbatuese e Projektit
2.1 Marrësi e kanalizon Grantin tek Agjencia
Zbatuese e Projektit si një grant jo i kthyeshëm
sipas një marrëveshjeje të veçantë granti.
2.2 Përpara disbursimit të parë nga Granti,
Marrësi i jep KfW-së një kopje dhe një kopje të
noterizuar të përkthimit në gjuhën angleze ose
gjermane të marrëveshjes së veçantë të grantit të
përmendur në nenin 0.
2.3 Kanalizimi i grantit nuk përbën përgjegjësi të
Agjencisë Zbatuese të Projektit ndaj KfW-së për
detyrime pagimi sipas kësaj Marrëveshjeje.
3. Disbursimi
3.1 KfW-ja disburson Grantin sipas ecurisë së
Projektit dhe me kërkesë të Agjencisë Zbatuese të
Projektit. Me një Marrëveshje të Veçantë, Marrësi,
Agjencia Zbatuese e Projektit dhe KfW-së
përcaktojnë procedurën e disbursimit, sidomos të
dhënat që tregojnë se fondet e disbursuara janë
përdorur për qëllimin e përcaktuar.
3.2 KfW-ja ka të drejtë të refuzojë të bëjë
disbursime pas datës 30 qershor 2025.
4. Pezullimi i disbursimit dhe kthimi i
pagesave
4.1 KfW-ja nuk mund të pezullojë disbursimet
vetëm, nëse
a) Marrësi nuk ka përmbushur detyrimet e tij
ndaj KfW-së për të bërë pagesat në kohë;
b) janë shkelur detyrimet sipas kësaj
Marrëveshjeje ose marrëveshjeve të veçanta në
lidhje me këtë Marrëveshje;
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents