Fletorja Zyrtare rëndësishme për hetimin ose bërja e deklaratave të rreme para hetuesve për të penguar në thelb një hetim ndaj akuzave për praktikë korruptive, praktikë mashtruese, praktikë shtrënguese apo praktikë të fshehtë, ose kërcënimi, ngacmimi apo frikësimi i një personi që të mos tregojë njohuritë e tij për çështjet që lidhen me hetimin apo ndjekjen e hetimit; ose ii. çdo veprim që synon të pengojë në thelb ushtrimin e së drejtës të KfW-së për t’u njohur me informacionin e kërkuar kontraktual, në lidhje me një hetim zyrtar për akuzën e një praktike korruptive, praktike mashtruese, praktike shtrënguese ose praktikë të fshehtë. “Person”, çdo person fizik, subjekt juridik, ortakëri ose shoqatë de facto. “Praktikë e dënueshme”, çdo praktikë shtrënguese, praktikë e fshehtë, praktikë mashtruese apo praktikë penguese (siç janë përkufizuar këto terma më sipër), e cila: i. është e paligjshme sipas legjislacionit gjerman apo legjislacioni tjetër të zbatueshëm; dhe ii. që ka, ose mund të ketë, ndikim thelbësor ligjor ose reputacioni në këtë Marrëveshje ndërmjet Marrësit dhe KfW-së ose zbatimin e saj. “Sanksione”, sanksione ekonomike, financiare ose tregtare të përcaktuara në ligje, rregullore, masa embargoje ose kufizuese të administruara, të miratuara ose të vendosura nga Organi Sanksionues. “Organi sanksionues” njëri nga Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Republika Federale e Gjermanisë. “Lista e sanksioneve”, listë e personave, grupeve apo subjekteve të përcaktuara që u nënshtrohen sanksioneve, e nxjerrë nga një organ sanksionues. 2. DHËNIA E INFORMACIONIT Marrësi: a) i vë menjëherë në dispozicion KfW-së me kërkesë të gjithë informacionin përkatës “njih klientin tënd” ose të ngjashëm për Marrësin sipas kërkesës së KfW-së; b) i jep menjëherë KfW-së me kërkesë të gjithë informacionin në lidhje me Projektin dhe dokumentet e Marrësit dhe palët e tij (nën)kontraktuese dhe palët e tjera që i duhet KfWsë për të përmbushur detyrimet e saj për të parandaluar çdo Praktikë të Dënueshme, pastrimin e parave dhe/ose financimin e terrorizmit si edhe për monitorimin e vazhdueshëm të marrëdhënies Faqe|1454 Viti 2021 – Numri 7 së punës me Marrësin i cili është i nevojshëm për këtë qëllim; c) informon KfW-në, menjëherë dhe me vullnetin e tij, sapo vihet në dijeni ose dyshon për një praktikë të dënueshme, pastrim të parave dhe/ose financim të terrorizmit në lidhje me projektin; d) i jep KfW-së të gjithë informacionin dhe raportet për Projektin dhe ecurinë e tij të mëtejshme, sipas kërkesës së KfW-së për qëllimet e këtij aneksi; dhe e) bën të mundur që KfW-ja dhe agjentët e saj në çdo kohë të inspektojnë të gjithë dokumentacionin e Marrësit dhe palëve të tij (nën)kontraktuese dhe palët e tjera që kanë lidhje me Projektin dhe të vizitojë Projektin dhe strukturat e tij që lidhen me qëllimet e këtij aneksi. 3. PËRFAQËSIMI DHE GARANCIA 3.1 Në lidhje me legjislacionin gjerman ose legjislacionin e vendit të Marrësit, Marrësi tregon që asnjë nga personat që vepron, në lidhje me projektin në emër të Marrësit nuk është angazhuar ose përfshirë në ndonjë praktikë të dënueshme, pastrim të parave ose financim të terrorizmit. 3.2 Përfaqësimi dhe garancia e përcaktuar në këtë nen bëhet për herë të parë me ekzekutimin e kësaj Marrëveshjeje. Do të konsiderohet e përsëritur pas çdo tërheqjeje të Grantit, duke iu referuar rrethanave që kanë epërsi në atë datë. 4. SIPËRMARRJE POZITIVE Marrësi merr përsipër, sapo Marrësi ose KfW-ja vihet në dijeni ose dyshon për një praktikë të dënueshme, pastrim të parave ose financim të terrorizmit, që të bashkëpunojë plotësisht me KfW-në dhe agjentët e saj, për të përcaktuar nëse ka ndodhur një ngjarje e tillë. Në veçanti, Marrësi përgjigjet menjëherë dhe me detaje të arsyeshme për çdo njoftim nga KfW-ja dhe jep mbështetje dokumentare për këtë përgjigje me kërkesë të KfW-së. 5. SIPËRMARRJE NEGATIVE Marrësi nuk hyn në transaksione ose nuk përfshihet në aktivitete të tjera në lidhje me Projektin që do të përbënin shkelje të sanksioneve.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents